LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Pranojmë vetëm ofertë për zgjedhje të reja

Opozita: Pranojmë vetëm ofertë për zgjedhje të reja

Partitë opozitarë kanë theksuar se asnjë ofertë e pushtetit, pos zgjedhjeve nuk është e pranueshme për ta.

Sipas tyre, dialogu i ofruar nga PDK, është i vonuar, dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.


Arbër Zaimi nga Vetëvendosje ka thënë se vlerësojnë faktin se “më në fund pushteti e ka kuptuar se me dhunë policore nuk mund të shtypet opozita”.

“Thirrjet e qeverisë, më saktë të PDK-së për dialog, janë të vonuara. Dialogu është dashur të ndodhë para se të ndërmerreshin veprimet dëmtuese, pra para se të nënshkruhej për ndarjen e territorit sipas formulës bosnjake, e para se të nënshkruhej dhënia e tokës Malit të Zi. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, siç e kemi konfirmuar në 7 muajt që shkuan, për të nisur dialogu kishte vetëm një mundësi. Të tërhiqeshin marrëveshjet. Po t’i kishin tërhequr marrëveshjet, situata do të ishte normalizuar që moti. E pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja gjë që do të normalizonte institucionet, është dorëheqja e qeverisë. Nuk mund të dialogohet me dikë që me vetëdije ka shkelur Kushtetutën. Qeveria e di këtë, prandaj po përdor dhunën policore të cilën dëshiron ta maskojë me ftesa për dialog”, ka thënë Zaimi, shkruan Gazeta Blic.

“Ne nuk jemi në pazar, ne nuk jemi ‘bela lala’ që të dialogojmë me çdo kusht e me këdo. Opozita do të normalizojë institucionet vetëm kur shkelësit e Kushtetutës dhe dhunuesit e opozitës të mbajnë përgjegjësi politike, pra kur vendi të shkojë në zgjedhje. Meqë vazhdimisht PDK e LDK mburren se ‘i kanë numrat’, atëherë i ftojmë ta zhbllokojnë situatën dhe ta çojnë vendin në zgjedhje. Askush s’duhet të ketë frikë nga zgjedhjet”, tha Zaimi

Kurse Bilall Sherifi nga Nimsa për Kosovë, thanë se “pos fjalës Ofertë askush ende asgjë as nuk ka parë dhe as nuk ka dëgjuar”.

“Mirëpo për Opozitën e Bashkuar pos zgjedhjeve çdo gjë tjetër as që do ta konsiderojmë si ofertë. Përkundrazi do të përbënte një përpjekje për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Në situatën në të cilën gjindet vendi pas krizës pothuajse 8 mujore, asgjë pos zgjedhjeve të parakohshme nuk garanton dalje nga kjo krizë. Tentimi që përmes të ashtuquajturave oferta pa zgjedhje në vend të zgjidhjes së krizës do ta thellojë edhe më shumë atë”, ka thënë Sherifi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori