LAJMI I FUNDIT:

”Megjashi”: Fëmijët refugjatë duhet të kenë trajtim human

”Megjashi”: Fëmijët refugjatë duhet të kenë trajtim human

Ambasada e parë botërore, ”Megjashi”, ka lëshuar një reagim përmes të cilit kërkon trajtim dhe kushte më humane për fëmijët refugjatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasada thekson kushtet e këqia ku janë të vendosur fëmijët, temperaturat e ulëta, baltën dhe se gjendja me fëmijët refugjatë është mjaft e keqe. Në këtë situatë, sipas ”Megjashi”, ka rënë edhe Konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe dokumentet tjera për mbrojtjen e fëmijëve tek të cilat thirret Evropa.


”Megjashi” thëret të gjithë organizatat që meren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që të ndihmojnë për të ndryshuar trajtimi johuman i refugjatëve fëmijë./Telegrafi/