LAJMI I FUNDIT:

Pjanic shpreson në fitore ndaj Interit

Pjanic shpreson në fitore ndaj Interit

Skuadra e Romës është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në Serie A.

Që nga ardhja e Luciano Spalletit, Roma ka renditur tetë fitore radhazi dhe sonte pret Interin që është pesë pikë mbrapa Romës.

Mesfushori më i mirë i Romës, Miralem Pjanic ka deklaruar para ndeshjes se shpreson të vazhdojnë me fitore edhe ndaj ‘Neroazzurrëve’.


“Jemi duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Interit”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne besojmë se do të arrijmë edhe fitoren e nëntë radhazi në Serie A”, deklaroi Pjanic. /Telegrafi/