LAJMI I FUNDIT:

Benzema problem të ri, dëshmon për trafikim dhe drogë

Benzema problem të ri, dëshmon për trafikim dhe drogë

Problemeve të sulmuesi të Real Madridit, Karim Benzema nuk po i vije fundi.

Pas akuzës për shantazh në llogari të mesfushorit të Marseilles, Mathieu Valbuena, ku ky i fundit supozohej se është xhiruar duke krye marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, sulmuesi i Los Blancos ka një hall tjetër.

Benzema është ftuar si dëshmitar në një rast ku dyshohet se pati trafikim droge dhe shpërlarje parash, raporton gazeta franceze “Liberation”.


Ky lajm do të bëjë që edhe më shumë Benzema t’i largohet kampionatit evropian France 2016, ku francezët gjenden në Grupin A së bashku me Shqipërinë, Zvicrën dhe Rumaninë.

Ai shkaku i këtyre problemeve ka mbetur jashtë kombëtares franceze tash e një kohë. /Telegrafi/