LAJMI I FUNDIT:

Kroos drejt Ligës Premier

Kroos drejt Ligës Premier

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, mund të largohet drejt Anglisë pasi për të interesim kanë shfaqur Arsenali.

Real Madridi pitet të bëjë spastrim në skuadër gjatë verës, për të ndërtuar një skaduar të re.

Një ndër lojtarët që kanë zhgënjyer dhe është në listën e largimeve duket se është edhe Toni Kroos.

Gjermani u ble nga Bayerni, por përveç sezonit të parë me Carlo Ancelottin në dy vitet në vijim ka zhgënjyer.

Për këtë arsye, në verë Reali pret oferta dhe në këtë moment interesimi është i madh nga Anglia.

Klubi më i interesuar për momentin duket Arsenali, që është nën presion për blerje të mëdha, edhe pse nuk dihet nëse trajneri Arsen Wenger do të jetë ende në drejtim. /Telegrafi/