LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Kemi ende shanse përballë Barcelonës

Wenger: Kemi ende shanse përballë Barcelonës

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se klubi duhet të mbesë “i qetë dhe i fortë” pas rezultateve të dobëta gjatë ditëve të fundit.

“Topçinjtë” u eliminuan nga FA Cup në fundjavë dhe janë 11 pikë prapa liderit në Ligës Premier.


Ata kanë pësuar edhe në ndeshjen e parë në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve nga Barcelona me rezultat 0-2 dhe të mërkurën luajnë në Camp Nou takimin e kthimit.

Para ndeshjes Wenger thotë se është i zhgënjyer me rezultatet por nesër skuadra e tij duhet patjetër të zhvillojë lojë të mirë.

“Kemi kaluar në një formë zhgënjyese dhe është e rëndësishme të mbesim të qetë e të fortë. Do të jetë shtysë e madhe për pjesën e mbetur të sezonit nëse luajmë mirë”.

“Do të luftojmë për të fituar trofe dhe aktualisht nuk jemi favoritë. Por, sado e madhe që është sfida, Liga Premier është e hapur pavarësisht njerëzve çfarë thonë dhe në Ligën e Kampionëve kemi një shans të vogël për të dhënë më të mirën që mundemi”, ka shtuar francezi.