Edhe Vetëvendosje bën publik skandalin: Po bëhet vjedhje institucionale përmes njehsorëve të rrymës
![Edhe Vetëvendosje bën publik skandalin: Po bëhet vjedhje institucionale përmes njehsorëve të rrymës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/03/kohler-e1457797374933-780x439.jpg)
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes një konferencë për medie ka thënë se është bërë vjedhje institucionale përmes njehsorëve të energjisë elektrike.
“Prej paslufte, në Kosovë është paraqitur problemi i mosfunksionimit të komutatorëve të tarifave ditë-natë. Në mungesë të përkujdesjes së personelit të Distribucionit, që t’i akordojnë mekanizmat kohorë dhe t’i riblombojnë komutatorët bashkë me njehsorët, sistemi u la i pavarur dhe i pasinkronizuar me kohën. Ky mos sinkronizim rezultoi me vendosjes e tarifës së natës në pik-maje të konsumit dhe me humbje të KEK-ut”, thuhet nga Vetëvendosje, transmeton Koha.net.
Lidhur me këto çështje u diskutua në konferencën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Naim Hoxha, drejtues i Komitetit për Energjetikë, i cili tha se në vend se të përcaktohen për sinkronizim ndërmjet njehsorit dhe komutatorit të tarifave, doli ideja për ndërrim të njehsorit.
“Natyrisht, motivi kryesor nuk kishte lidhje me rregullimin e kohës së veprimit të tarifave apo ngritjes së saktësisë, por ishte motiv korruptiv. Pajimet e blera ishin të cilësisë së dyshimtë dhe asgjë nuk përmirësua. U ndërruan njehsorët induktiv dhe sipas statistikës së dhënë nga ZRRE mbi gjysma e tyre ishin nën 20 vjeç, pajisje që edhe sot përdoren në të gjitha vendet e Ballkanit”, tha Hoxha.
Ai shtoi se pas një numri të vërejtjeve nga konsumatorët për defektet dhe gabimet e njehsorëve, MTI vendosi t’i ekzaminojë njehsorët KOHLER AEL.TF.04 në Holandë, dhe rezultatet e ekzaminimeve treguan se njehsorët kanë defekte.
“Më tej, vendimi për shfuqizimin e lejes për montimin dhe përdorimin e këtij tipi të njehsorëve, gjë që do të rezultonte me heqjen e menjëhershme të atyre njehsorëve dhe dërgimin e njehsorëve tjerë për ekzaminim. Fatkeqësisht nuk ndodhi as njëra e as tjetri. As sot kur po flasim, nuk janë hequr ata njehsorë. Qytetarët ende paguajnë faturë me çmim abuziv. Pra, kemi të bëjmë me vjedhje institucionale”, u shpreh Naim Hoxha.
Ndërsa, deputeti Besnik Bislimi tha se është e pakuptimtë se si një monopolist siç është KEK-u, të blejë ora të ndryshme, sepse çdo logjikë ekonomike do të mundohej që përmes sasisë ta ulte çmimin.
“Me blerjen e njehsorëve të njëjtë, edhe do të standardizohej procesi i matjes edhe do të sigurohej çmimi më i volitshëm i blerjes. Ideja për zëvendësimin e orëve ka filluar në vitet 2008-2009, kurse është realizuar pak para shitjes së distribucionit. Pra shteti, në një kompani që e shiti për 26 milionë euro, pak para shitjes bëri investime 10-12 milionë euro”, u tha Bislimi.
Pas vendimit të MTI-së lidhur me heqjen e licencës për këta njehsorë, e para reagoi prokuroria duke arrestuar 3 zyrtarë të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, për mashtrim të blerësve.
“Ky mashtrim ka vazhduar që nga atëherë, dhe MTI nuk e ka parë të rrugës që të bëj presion tek KEDS për t’i ndryshuar ata njehsorë. Përveç kësaj, nuk ka reaguar as Zyra e Rregullatorit, e cila ka mundur të kërkojë që matësit të jenë kualitativ, e jo të mashtrojnë konsumatorin”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.
Sipas VV-së, ky dështim i të gjitha hallkave të sistemit shkon në kurriz të konsumatorit, për më tepër, personi kyç që ishte arrestuar, humbi jetën nga infarkti.
“Ky është një proces që me automatizëm ngjallë shumë dyshime. Pikënisje është brenga jonë për dëmtimin e qëllimshëm të qytetarëve nga neglizhenca e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në fund nga VV.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë