LAJMI I FUNDIT:

UEFA do ta dënojë Lazion

UEFA do ta dënojë Lazion

Skuadra italiane Lazio pritet të marrë edhe një dënim tjetër nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ka hapur një procedurë disiplinore për Lazion.

Arsyeja e hapjes së procedurës është ndeshja e Ligës së Evropës që Lazio e zhvilloi në udhëtim tek Sparta e Pragës.

Tifozët lacial kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes këngë raciste ndaj mbrojtësit të vendasve Konate.


“Thirrje raciste, sjellje të turpshme dhe flamuj të paligjshëm”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s për hapjen e procedurës ndaj Lazios. /Telegrafi/