LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Shkup, ka edhe të lënduar (Foto)

Aksident i rëndë në Shkup, ka edhe të lënduar (Foto)

Aksident në mes makinës dhe autobusit herët në mëngjes ka ndodhur në Shkup, më saktë në bulevardin “Partizanskë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti i trafikut ka qenë afër kalimit të këmbësorëve në “Simpo” ku u ndeshën “Opel Astra” dhe autobusi i transportit publik.

Nga aksidenti është lënduar shoferi i makinës dhe është dërguar në spital me automjetin e ambulancës. Pjesët e makinave janë të shpërndara në bulevardi, kurse trafiku lëviz me vështirësi.
Policia ka inspektuar vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do të jep në vazhdim. /Telegrafi/


Aksident ne Partizanska Shkup 1