LAJMI I FUNDIT:

Lojtari që luan futboll vetëm për para, ndërsa sponsorimin e quan si prostitucioni (Foto)

Lojtari që luan futboll vetëm për para, ndërsa sponsorimin e quan si prostitucioni (Foto)

Benoit Assou-Ekotto thotë se nuk i pëlqen futbolli, porse luan vetëm për para. Mirëpo, edhe pse i do paratë, një gjë që nuk i pëlqen është sponosorimi.

benu1a

Derisa yjet, si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, fitojnë miliona dollarë nga reklamimi i produkteve të Nike e Adidas, kamerunasi i blen këpucët e tij përmes internetit.


“Unë i blej këpucët për 30 euro. Është një çmim i mirë për këpucë komode. Mund t’i gjeni në eBay dhe nuk janë shtrenjtë”, thotë ai.

benu4

Gjatë këtij sezoni te Saint-Etienne, ai është parë me këpucë të ndryshme. Mbrojtësi ka mbathur këpucë që i ka blerë vet, pasi e refuzon sponsorimin, të cilin e krahason me prostitucionin.

“Më mirë jam i lirë, sesa të jem prostituta e një sponsori”, shprehet ai. /Telegrafi/

benu2 benu3