Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviq me bashkëpunëtorë, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, së bashku me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli vizituan Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të MFSK-së, fillimisht, ministri Buljeviq vendosi kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari, si dhe bëri homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz.
Ja njoftimi i plotë:
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë vizitoi Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviq me bashkëpunëtorë, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, sot më 8 mars 2016, së bashku me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli vizituan Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Fillimisht, ministri Buljeviq vendosi kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari, si dhe bëri homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz.
Ministrin Buljeviq në emër të familjes Jashari u prit nga Murat Jashari, nip i Komandantit legjendar Adem Jashari. Ai, me shumë vëmendje përcolli shpjegimet që i jepeshin për çdo të rënë nga Murat Jashari, cili e shoqëroi delegacioni nga Kroacia gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Prekaz.
Delegacioni i ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë vizitoi Kullat-Muze të Jasharajve dhe muzeun historik të Rezistencës së Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari.
Ashtu si e do tradita ministri nga Kroacia, zotëri Buljeviq u pritë nga Murat Jashari në odën e Jasharajve, ku në emër të familjes i uroi mirëseardhje, duke e falënderuar për vizitën e tij në Kosovë dhe në familjen Jashari, duke vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë dhe po jep Kroacia për Kosovën.
Murat Jashari në emër të Familjes shpjegoi historikun e qëndrimeve të familjes Jashari dhe bindjen e fortë që kishin, se pa luftë dhe sakrificë nuk vjen liria.
Ministri Buljeviq për pritjen dhe respektin që ju bë nga familja Jashari shprehi falënderime të thella, duke shprehur mirënjohje, nderim dhe respekt për qëndresën dhe sakrificën e madhe që është bërë nga familja Jashari me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari.
Ministri kroat me këtë rast foli për rezistencën çlirimtare të popullit kroat, sakrificat që ka bërë për liri, duke bërë krahasime me rezistencën e shqiptareve për liri dhe ndërtimin e shtetit të lirë dhe të pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje