LAJMI I FUNDIT:

Të thellohet bashkëpunimi në mes të OEK-ut dhe OEMVP

Të thellohet bashkëpunimi në mes të OEK-ut dhe OEMVP

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu është takuar sot në Prishtinë me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore Nebi Hoxha me të cilin ka biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy Odave dhe dy vendeve në lëmine e ekonomisë dhe realizimin e projekteve me interes për zhvillimin e bizneseve në të dy anët e kufijve në hapësirën shqip folëse.

Po ashtu u bisedua për çështjet të rëndësisë së veçantë për bashkëpunim dhe i theksua nevoja e takimeve dhe dialogut dhe bashkërenditjes së aktiviteteve të dy Odave.

Gjithashtu dy asociacionet e biznesit të Kosovës dhe Maqedonisë Veri Perëndimor u morën vesh për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me qëllim thellimit të partneritetit përmes të këmbimit të informatave, organizimit të panaireve dhe misioneve tregtare si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni dhe aktivitetet për promovimin e investimeve dhe produkteve të Kosovës dhe Maqedonisë.


Posaçërisht është biseduar edhe aplikimin e përbashkët në projektet e financuara nga donatorë me theks të veçantë në projektet e Komisionit Evropian.

Ratifikimi i marrëveshjes ndërshtetërore për lëvizjen e lirë dhe kalimin e kufirit me letërnjoftime ishte temë e bisedës dhe u insistua që kjo marrëveshje të jetësohet sa më shpejte, pasi që e lehtëson dukshëm kalimin e kufirit në mes të dy vendeve dhe i kontribuon lëvizjes së lirë.

U kërkuar fillimi konkret i punëve në ndërtimin e autostradës Shkup Elez Han dhe lidhja e saj me atë Prishtinë Elez Han me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për transportin e njerëzve dhe mallrave. Në këtë drejtim u kërkuan aktivitete konkrete në modernizimin e infrastrukturës në linjën hekurudhore Shkup Fushë Kosovë.

Përfaqësuesit e OEMVP përmendën nevojën e krijimit të një terminali doganor në kufirin Kosovë Maqedoni në territorin e komunave të regjionit të Tetovës si dhe u përmend nevoja e përshpejtimit të procedurave të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë Prizren, përmes maleve të Sharrit.

Mundësitë për bashkëpunim ne mes te këtyre dy asociacioneve dhe vendeve janë shumë të mëdha dhe janë kontribut i drejtpërdrejtë në proceset integruese evropiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori