LAJMI I FUNDIT:

Riformatizimi i Qeverisë: Thaçi merr Selimin me vete (Video)

Riformatizimi i Qeverisë: Thaçi merr Selimin me vete (Video)

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, do ta marrë me vete zëvendësin e tij, Petrit Selimin. Aktualisht zëvendësministri i Jashtëm, Selimi, pritet të bëhet pjesë e kabinetit të presidentit të zgjedhur Thaçi, posa ky i fundit ta marrë detyrën e re në muajin prill.

Në krye të MPJ-së, tashmë si punë e kryer, konsiderohet rikthimi i Enver Hoxhajt, raporton KTV.

I pyetur për rikthimin e Hoxhajt, ditë më parë, Selimi për KTV-në nuk e ka mohuar një mundësi të tillë, duke shtuar se Hoxhaj mbetet një prej politikanëve dhe diplomatëve më të respektuar.


Në këtë ministri tashmë është konfirmuar si zëvendësministër Valon Murtezaj, deri dje këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Derisa për zëvendësministër të dytë, në këtë ministri pritet të vijë Anila Statovci, aktualisht zëvendësministre e Arsimit.

Për pozitën tjetër të lënë bosh nga Thaçi, atë të zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi do të heqë dorë pas një kohe të gjatë nga Ministria e Drejtësisë.

Një prej opsioneve që përmendet për të zëvendësuar Kuçin, është Gani Syla, ish-kryetar i Drenasit dhe anëtar i këshillit drejtues të PDK-së.

Ndër emrat e lakuar që potencialisht mund të futen në kombinimet e partnerëve të koalicionit janë edhe ministrat Arsim Bajrami, Skënder Hyseni e Memli Krasniqi, transmeton Koha.net.

PDK-ja, LDK-ja e Lista Serbe, arritën të merren vesh në muajin nëntor të vitit 2014 për të qeverisur me vendin, pas një bllokade të gjatë politike.

https://vimeo.com/157854024

Në trend Lajme

Më shumë
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Politikë
Dyshohet se mashtroi viktimën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshohet se mashtroi viktimën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori