Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës do ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Këtë e konfirmoi deputeti i LVV-së, Arben Vitia, duke theksuar se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar.
Pavarësisht tentimeve të shumta për të konstituuar legjislaturën e re, Kuvendi ka dështuar shtatë herë radhazi në dy javët e fundit për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.
Në katër votime të deritashme, Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme.
Deputetët e minoriteteve, sipas kryetarit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRD), Elbert Krasniqi, janë të gatshëm të mbështesin kandidaten e LVV-së, ndërsa ai nënvizoi se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e një koalicioni me Listën Serbe.
Nga ana tjetër, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, u bëri thirrje partive opozitare që të reflektojnë dhe të votojnë për të zhbllokuar institucionet, duke theksuar se kandidatura për kryetar Kuvendi i takon partisë fituese të zgjedhjeve.
Në anën tjetër, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, para hyrjes në Kuvend tha shkurt për gazetarët: “Ishalla lëviz diçka, ndonjë kandidat”, duke shprehur shpresën për ndonjë ndryshim të mundshëm në propozimin e Vetëvendosjes.
Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se aktualisht vendi ndodhet në një “bllokadë politike” dhe i bëri thirrje për një reflektim nga partitë politike. Ai apeloi që të gjitha partitë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, të “veprojnë më përgjegjshëm” dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund situatës.
Në një deklaratë për mediat, Gashi theksoi se “Presidentja në këtë rast nuk ka kompetenca, pasi është çështje e partive politike dhe e Kuvendit që duhet të gjejnë një zgjidhje”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se do të votojë sikur herën e kaluar.
Edhe deputeti i LVV-së, Faton Peci, tha se diskutimet kanë qenë të vazhdueshme, por gjithçka pritet të shihet në procesin e votimit. Ai potencoi se Kosovës i duhen sa më shpejt institucione funksionale.
Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se nuk kanë pasur asnjë ftesë nga VV për të diskutuar ndonjë zgjidhje dhe konfirmoi se AAK nuk do ta votojë Albulena Haxhiun.
Skepticizëm për suksesin e seancës shprehu edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi çdo deputet individualisht.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar, ndërsa mbetet të shihet nëse Vetëvendosje do të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentares dhe për të zhbllokuar procesin e formimit të institucioneve të reja./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

“Nuk besoj që ka dal tym i bardhë”, Krasniqi: Më shumë problem politik sesa juridik, momenti që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses

Osmani pas takimit me liderët politikë: Ekziston një disponim minimal, që do të rritet me kalimin e kohës

Keqpërdorimi i 100 mijë eurove në kopshtin 'Botanika', njëra nga të dyshuarat vendoset në arrest shtëpiak

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë