LAJMI I FUNDIT:

Pjanic: Ma sillni Realin

Pjanic: Ma sillni Realin

Mesfushori Miralem Pjanic është motivuar pas fitores së thellë ndaj Fiorentinas dhe ka kërkuar që të vijë sa më shpejt dueli ndaj Real Madridit.

Mesfushori foli për Mediaset Premium pas fitores së shtatë radhazi në Serie A.

“Ne kemi bërë punë të mirë ndaj një ekipi shumë të mirë, ne merituam fitoren dhe duhet të vazhdojmë sërish me entuziazmin. Ekipi më i fortë fitoi sërish”.


“Ne luajtëm mirë së fundmi dhe në secilën ndeshje në Serie A është e vështirë, por ne duhet që të kemi motivimin dhe egërsinë e duhur. Eshtë një sezon i gjatë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Pjanic. /Telegrafi/