LAJMI I FUNDIT:

Arti i Fiorentinas, inferior ndaj harmonisë romake (Video)

Arti i Fiorentinas, inferior ndaj harmonisë romake (Video)

Roma ka shënuar fitore të madhe ndaj Fiorentinas në Olimpico me rezultat 4-1 në një super performancë.

Me të filluar ndeshja ishte Roma që dominoi sfidën në të gjitha aspektet.

Goli i parë nuk vonoi shumë. Nga një pozicion të dyshimt pas një pasimi të Salah, ishte Stephan El Shaaraëy ai që realizoi (22′).


Vetëm tri minuta më vonë, Salah shënoi për vete duke e dyfishuar epërsinë romake me asist të Diego Perottit.

Dhe ai që e asistoi Salahun, Diego Perotti, realizoi për 3-0 dhe lojën perfekte të Romës ndaj të ashtuquajturës Fiorentine artistike.

Krejt në fund të pjesës së parë (45+3) nga penaltia ishte Josip Ilicic ai që shënoi për t’i dhënë shpresë ekipit të tij në pjesën e dytë.

Të motivuar, Fiorentina e nisi mirë pjesën e dytë, por kjo nuk i interesoi Salahut, i cili realizoi për 4-1 në minutën e 58-të.

Roma fenomenale nuk rrezikoi më asgjë dhe marshoi drejt fitores së radhës.

Me këtë fitore, Roma ka 56 pikë në vendin e tretë, vetëm pesë pikë larg vendit të parë që e mbanë Juventusi, ekip i cili udhëton në Atalanta këtë fundjavë. /Telegrafi/