Praktika e manifestimit të pakënaqësisë të pushtetit me protesta kundër pushtetit është absurde. Kështu e komenton protestën e BDI-së kundër kryqit në Butel analisti Xhelal Neziri. Ai thotë se ky lloj i protestave është rast unik në botë.
“Është absurde dhe e palogjikshme që një parti që është brenda Qeverisë të protestojë jashtë Qeverisë. Një parti që është brenda institucioneve të protestojë jashtë institucioneve. Është rast i paparë ën demokracitë botërore. Është një shfaqje e organizuar që nxjerrë në pah dyfytyrësinë dhe hipokrizinë politike të BDI-së, parti që është e zgjedhur dhe e ka fituar legjitimitetin që të përfaqësojë interesin e shqiptarëve në institucione. Ndërkohë që protestat janë hapësirë e vetme e opozitës, e organizatave joqeveritare dhe grupimeve të ndryshme”, tha Xhelal Neziri për Alsat M.
Për kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi, me Kishën Ortodokse në Maqedoni udhëheq politika e vendit duke përmendur emrin e ish kryeministrit Gruevski.
“Atje ku shohim dhe konstatojmë se një subjekt politik me veprimet e tij tenton të arrijë diçka tjetër që është jashtë normave fetare, ne atje nuk jemi. Ky vendim nuk është vendim i komunës së Butelit, vendimi është i qendrës. Ai njeri që shkoi dhe tani nuk është më kryeministër, ai edhe më tutje dirigjon me këto kryqet. Autor i të gjithë kryqeve është Nikolla Gruevski. Dhe pikërisht për këtë, zëvendësi i tij për çështje ekonomike hodhi themelin në Butel”, u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.
Sipas profesorit të filozofisë së religjionit, Lubomir Cucullovskit, aktorët politik nëpërmjet këtyre veprimeve, tregojnë forcat e tyre nëpërmjet një loje, që për të është fëmijërore.
“Bëhet fjalë për papjekuri të njerëzve që janë në pozicione kyçe dhe duan fuqinë e tyre ta tregojnë përmes ndërtimit të objekteve të tilla. Gjë që nuk është shembullore dhe e hijshme për një njeri serioz që në atë mënyrë të sillet sikur ka ardhur në garë ku duhet të tregojë veten se kush është më i shpejt ose më i mirë”, tha Lubomir Cucullovski, profesor.
Sjellja e pushtetit ndaj ndërtimit të kryqit në Butel është kritikuar edhe nga partitë opozitare dhe qytetarët, të cilët veprimet e këtilla i konsiderojnë si lojëra politike të iniciuara para zgjedhjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb
"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?
Policët e rinj paguhen 335 euro më pak sesa parasheh ligji
Bie në kontakt me rrymën, 43-vjeçari nga Suhareka vdes rrugës për në spital
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb