Që nga dita kur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u votua president i vendit, opozita e bashkuar është “shukatur” .
Por, sipas eksponentëve të opozitës së bashkuar, “kundërshtimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën dhe i këtij koalicioni qeverisës do të vazhdojë” më protesta dhe mënyra tjera të reagimit”.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka theksuar për Telegrafin se kanë hyrë në muajin e shtatë të kundërshtimit të dy marrëveshjeve shtetrrënuese (Asociacionit dhe Demarkacionit), dhe janë afër tre muajve prej kur kërkojnë dorëheqjen e një kryeministri, që e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sipas saj, kundërshtimi tashmë nuk është vetëm opozitar por është kundërshtim gjithëpopullor, siç është dëshmuar me protestat e fundit madhështore dhe paqësore.
“Zgjedhja e Thaçit president si një figurë e urryer dhe përçarëse, nuk do ta ndal zërin dhe veprimet opozitare dhe qytetare, përkundrazi, kundërshtimi është i domosdoshëm; pra betejat dhe protestat do të vazhdojnë madje do të jenë edhe më të fuqishme. Për kohën dhe veprimet do të njoftoheni shumë shpejtë. Nuk ka alternativë, ky regjim diktatorial do bie, e bashkë me të edhe marrëveshjet e dëmshme”, ka theksuar Haxhiu.
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar në fuqinë e veprimit dhe të kundërshtimit opozitar.
Sipas tij, kanë vazhduar edhe konsultimet edhe takimet e rregullta, duke shtuar se “liderët opozitarë janë takuar edhe dje edhe pardje, ndërkohë që do të takohen prapë nesër”.
“Kundërshtimi i opozitës është po ai që ka qenë; i vendosur deri në dorëheqjen e qeverisë që e ka shkelur Kushtetutën, dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kundërshtimi opozitar asnjëherë nuk ka qenë i fokusuar kundër një individi. Ne kemi telashe me një strukturë qeverisëse, e cila mendojmë se e ka kapur shtetin”, ka thënë Nitaj.
Nitaj ka thënë për Telegrafin se opozita e ka kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit si shef i shtetit, për shkak se sipas tij, Thaçi ka qenë njëri prej arkitektëve të gjendjes së rëndë në vend.
“Ky nuk ka qenë vetëm kundërshtim individual, por edhe konceptual. Pos kësaj opozita po i shqyrton mundësitë për ta dërguar zgjedhjen e Hashim Thaçit në Kushtetuese, nëse ajo vlerëson se ka hapësirë për një gjë të tillë. Opozita as nuk është e heshtur e as e ‘shukatur’. Shumë shpejt opinioni do t’i shohë prapë veprimet e saj. Është çështje ditësh se kur do të vazhdojnë protestat opozitare e qytetare, kundër keqqeverisjes, të cilat do të jenë edhe me të forta edhe më të shpeshta”, ka shtuar Nitaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete