LAJMI I FUNDIT:

Ranieri i kënaqur edhe pse nuk arriti fitore

Ranieri i kënaqur edhe pse nuk arriti fitore

Trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri, thotë se është shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në barazimin 2-2 ndaj WBA-së të martën.

Leicesteri barazoi në shtëpi në xhiron e 28-të në Premier Ligë dhe i ka ofruar rastin Tottenhamit që ta bazojë me pikë në krye të tabelës, nëse mposht të mërkurën West Hamin.

“Jam shumë i kënaqur me performancën tonë. Luajtëm shumë më mirë se ndaj Norwichit, jam i kënaqur. Nganjëherë bën gjithçka mirë, por topi nuk do të futet në gol”, ka thënë ai për BBC Sport, transmeton koha.net.


Leicesteri të dielën luan si mysafir i Watfordit.