LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviç: Serbët do ta kenë postin e kryeministrit ose presidentit (Video)

Stojanoviç: Serbët do ta kenë postin e kryeministrit ose presidentit (Video)

Sllobodan Petroviç ka qenë i vetmi deputet i Listës serbe që ka votuar Hashim Thaçin për president.

Kështu ka thënë në një intervistë për RTV Dukagjinin zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviç, nga lista serbe.


Sipas tij, asnjë deputet tjetër i Listës Serbe nuk ka votuar për presidentin e Kosovës.

Të vetmen kërkesë që kanë pasur tash e sa kohë, Stojanoviç thotë se është vetëm ajo që serbët në Kosovës të jetojnë të barabartë me shumicën dhe se të drejtat e tyre t`i realizojnë sikur të tjerët.

“Asgjë prej kërkesave, kushteve që është thënë që ne kemi kërkuar nuk janë të vërteta, asgjë specifike nuk kemi kërkuar dhe kjo mua më duket si sensacion i cili vjen nga opozita dhe të tjerët që dëshirojnë që kjo të jetë e vërtetë vetëm për të bërë tregim mediatik. Ne kemi thënë se nuk do t’i mbajmë anën askujt, njëjtë sikurse kur është krijuar koalicioni qeverisës që nuk kemi reaguar në atë moment që është bërë qeveria, ne ju kemi bashkangjitur shumicës”, ka thënë Stojanoviq.

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, ka përmendur se kurdoherë njërin nga postet më të rëndësishme të institucioneve do ta kenë serbët, duke aluduar në postin e kryeministrit, presidentit apo edhe të kryetarit të Kuvendit.

“Ne kemi thënë se nuk dëshirojmë që të përzihemi në zgjedhjen e presidentit, por në mënyrë shumë të qartë e kemi bërë me dije qëndrimin dhe kërkesat tona që në një të ardhme të afërt njeri prej posteve më të rëndësishme të vendit si presidenti, kryeministri apo edhe Kryetari i Kuvendi duhet t`i takojnë komunitetit serbe, mendoi se kjo kërkesë është në suaza të normales edhe pse situata është shumë e vështirë politike momentalisht, nuk kemi qenë kokëfortë, por prapë i kemi bërë të qarta kërkesat dhe qëndrimin tonë”, ka thënë ai.

Asociacioni i komunave serbe sipas tij është çështje ditësh kur do të jetësohet e që për serbët e Kosovës kjo është jetike, ka thënë zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori