LAJMI I FUNDIT:

Portland i afrohet ‘Play-Off’-it

Portland i afrohet ‘Play-Off’-it

Kualifikimi në play-off është gjithnjë e më i sigurtë për Portland Trail Blazzers. Skuadra nga Oregoni vijoi ecurinë pozitive duke regjistruar fitoren e 8 në 10 ndeshjet e fundit për meritë edhe të Damian Lillard.

Në Indianapolis, Portland triumfoi me shifrat 111-102 përballë vendasve të Indiana Pacers. 33 pikë 5 rebound dhe 2 asiste koleksionoi në total Lillard në këtë duel. Nëse arrin ti bllokosh Paul George-in, Indiana Pacers e ka të pamundur të fitojë dhe këtë bëri Portland Trail Blazzers në këtë ndeshje pasi pikëshënuesi më i mirë i All Star Game realizoi vetëm 11 pikë.

Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Dallas Mavericks që në American Airlines Center kaloi me shifrat e thella 128-101 Minnesotta Timberëolves. 29 pikë realizoi Chandler Parsons për skuadrën teksane në këtë sfidë duke rezultuar basketbollisti më i mirë mbi parket për Dallas-in.

Në New York ishte mbrëmja e Dywane Wade. Ylli i Miami Heat koleksionoi në total 26 pikë 6 asiste dhe7 rebound në suksesin me rezultatin 98-81 që skuadra nga Florida arriti përballë venasve të Neë York Knicks. Kjo ishte fitorja e 33-të sezonale për Miamin që aktualisht e ka sigurtë kualifikimin në fazën play-off pasi pozicionohet në vendin e 4-t të konferencës së Lindjes.

Ndalet hovi i Toronto Raptors. Skuadra kanadeze u mposht në Michigan nga Detroit Pistons që koleksionoi kështu fitoren e 4-t radhazi. 114-101 ishte rezultati i sfidës në favor të skuadrës së trajnerit Stan Van Gundy që iu fal paraqitjes së mirë të dyshes së përbërë nga Reggie Jackson dhe Caldëell-Pope.