Shqiptarët e Maqedonisë organizohen për të ndihmuar Ekrem Emurllahin (Foto/Video)
Bamirësia trokiti edhe në dyert e familjes Emurllahu nga Kumanova. Persona fizik, shoqata humanitare dhe kompani ndërtimore, janë bashkuar për t’i ndërtuar kësaj familje një shtëpi. Iniciativa erdhi pas denoncimit në Televizionin Shenja, dhe mbështetjes nga Telegrafi.
Kryefamiljari Ekrem Emurllahu, thotë se ka rilindur dhe se ëndrra e tij po bëhet realitet: Një kulm mbi kokë për dy fëmijët e tij që i ka rritur me mjaftë sakrifica.
“Të gjithë që kanë kontribuar deri tash, dhe që janë duke kontribuar, Allahu i shpërbleftë, me familje, me fëmijë. Allahu ua bekoftë familjet”, thotë mes tjerash kryefamiljari Ekrem Emurllahi.
Udhëheqësi i punimeve dhe iniciatori i kësaj vepre, Fejzulla Latifi, thotë se iniciativa është marrë bashkërisht dhe se shtëpinë do ta ndërtojnë deri në fund. Latifi apelon të gjithë që të kyçen në iniciativë.
“Jemi 5 vetë nga grupi të cilët menduam ashtu, dhe do të vepromë. Pra, shtëpinë do ta ndërtojmë deri në fund. Pavarësisht donacioneve do të vijnë apo nuk do të vijnë. Jemi falënderues për të gjithë ata që ndihmuan, po ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në të ardhmen”, tha udhëheqësi i punimeve, Fejzulla Latifi.
Të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë familjes Emurllahu nga Kumanova, mund të kontaktojnë personin përgjegjës Fejzulla Latifi, në numrin e telefonit 071 234 137, ose në xhirollogarinë e kryefamiljarit Ekrem, të dhënat e të cilit i keni në ekran.
Familja Emurllahu nga Kumanova, për 25 vite jeton në dy dhoma, nën kushte të mjerueshme dhe pa të ardhura. Tre anëtarët e familjes, kryefamiljari Ekremi nuk është në gjendje të punojë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa dy fëmijët e tij, as nuk janë shkolluar, për shkak të mungesës së kushteve për të ndjekur procesin edukativo-arsimor. Ndihma e vetme që e marrin kjo familje është ajo sociale prej 3.000 denarësh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles