Ankthi dhe surprizat do të mbizotërojnë ceremoninë e çmimeve Oscar mesnatën e kësaj të diele duke u gdhirë e hëna, pas një sezoni të gjatë çmimesh të tjera, sezon që u dominua nga debati i madh mbi racizmin, pasi Akademia akuzohet për përzgjedhjen e shumë pak aktorëve me ngjyrë si kandidatë për të triumfuar, si dhe nga fakti që në prag të ceremonisë ende nuk shihet një pretendent i qartë për çmimin më të rëndësishëm të filmit më të mirë.
Kjo pritet të jetë ceremonia më e madhe ndonjëherë e industrisë së filmit, por të gjithë njerëzit i kanë kthyer sytë e veshët kah mikpritësi Chris Rock, komiku i shquar me ngjyrë që pritet të drejtojë mes një krize diversiteti të Hollywoodit, që ka prodhuar një rang të nominuarish tërësisht “të bardhë” për të dytin vit me radhë.
“Mendoj se Chris Rock do të dijë ta adresojë siç duhet këtë problem, pasi është ekzaktësisht ajo çfarë i nevojitet Akademisë”, është shprehur kryeredaktori i Variety, Tim Gray.
Regjisori Spike Lee dhe aktori Will Smith kanë deklaruar tërheqjen nga ceremonia e Oscarëve, edhe pse një bojkot më i gjerë i kësaj nate të bujshme dështoi të siguronte mbështetjen e njerëzve më të shquar të Hollywoodit.
Megjithatë, përfaqësimi i paktë (ose aspak realisht) i njerëzve me ngjyrë në industrinë kinematografike ka mbytur tonin përgëzues të këtij sezoni ndarjeje çmimesh, si dhe detyroi bërjen e premtimeve për të pasur më shumë gra dhe përfaqësues minoritetesh nëpër filma dhe në ceremoninë e Akademisë.
Duke shkelur traditën, Rock nuk ka deklaruar asgjë, madje as nuk ka lënë të nënkuptohet diçka, mbi atë që pritet të thotë në shfaqjen e së dielës, por në një “cicërimë” të koduar të së premtes, ai shprehej: “shihemi të dielën… #errësirë (black-out) #Oscars”.
Udhëheqësi i të drejtave të njeriut, Al Sharpton ka bërë thirrje për protesta pranë teatrit gjigant të Dolby në Hollywood, vendi ku edhe organizohet ceremonia e Oscarëve, ndërkohë që amerikanëve u është sugjeruar të mos e ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të asaj që konsiderohet si ngjarja më e shikuar televizive e vitit, përjashto këtu eventet sportive.
Por të kthehemi te ceremonia. Përpara shfaqjes së të dielës, ende nuk ka një konsensus se cili prej tetë kandidaturave për filmin më të mirë të vitit do ta marrë në shtëpi statujën e artë.
“Të gjitha parashikimet janë të ndryshme. Mund të jetë ‘The Revenant’, ‘Spotlight’, ‘The Big Short’ apo ndoshta edhe ‘Mad Max: Fury Road’”, është shprehur Tom O’Neil, themelues i faqes së internetit të çmimeve “Goldderby”, transmeton Top Channel.
Me 12 kandidatura për Oscar, si asnjë tjetër, një Golden Globe dhe një “BAFTA” të siguruar tashmë, “The Revenant” (Hakmarrja) dhe përralla ambicioze e xhiruar në temperatura nën zero gradë Celcius, ka cilësitë epike të nevojshme tradicionalisht për t’u bërë apel 6.200 votuesve të Akademisë së Filmit dhe Shkencës.
Nëse “The Revenant”, i regjisorit meksikan Alejandro Inarritu, do të fitojë çmimin për filmin më të mirë, kjo do të ishte hera e parë në historinë e Oscarëve që një regjisor triumfon për herë të dytë radhazi. Kjo për shkak se, edhe filmi i vjetshëm “Birdman” që triumfoi në ceremoninë e vitit 2015 kishte sërish për regjisor Inarritunë.
Ndërkohë, filmi “Spotlight”, që ndjek hetimin gazetaresk të abuzimeve seksuale në Kishën Katolike të Bostonit, është gjithashtu ndër pretendentët, së bashku me komedinë e prapësive “The Big Short”, siç shprehen bastvënësit.
Edhe pse filmi “Mad Max: Fury Road” i Warner Brosit ka 10 nominime, pavarësisht se nuk përmendet si më pretendenti, ai sërish mund të rezultojë si filmi aksion aventuresk më i mirë.
Megjithatë, në mesin e “basteve të sigurta”, aktori popullor Leonardo DiCaprio shihet si pretendenti kryesor për të fituar çmimin e parë “Oscar” në histori për rolin e tij si aktori me gëzof leshi i vendosur për hakmarrje në filmin “The Revenant”.
“Do të mbetesha pa ndjenja, nëse nuk do të fitonte ai”, ka thënë Gray. Edhe ylli në rritje, Brie Larson, 26-vjeçare, është favorite për të marrë trofeun e aktores më të mirë, për rolin e saj në përshkrimin bindës të një gruaje të re të marrë peng në filmin indian “Room”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” – dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards
Banorët ndjekin klipin – momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze