LAJMI I FUNDIT:

Nxehja e automobilit gjatë dimrit – hapat që duhet ndjekur!

Nxehja e automobilit gjatë dimrit – hapat që duhet ndjekur!

Kushtet e rënda klimatike gjatë stinës së dimrit janë vështirë të përballueshme për automobilin. Por, edhe më keq bëhet kur në përpjekje për të rregulluar diçka, tentohet të “nxehet” automobili dhe pak minuta më pas të ndalet.

Nëse një shofer mendon se është mirë dhe e rëndësishme që të ndezë automobilin e tij dhe ta mbajë në një vend pa lëvizur, në mënyrë që të mbrojë motorin, ai nuk ia ka qëlluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas ekspertëve, nëse një shofer dëshiron të niset diku në temperatura shumë të ftohta bën mirë që para se të niset të nxehë pak automobilin deri në temperaturat e duhura për lëvizje.


Ekspertët ndërkombëtarë thonë se nxehja në vend e automobilit dhe më pas ndalja e tij është më shumë e dëmshme sesa e dobishme.

Ata preferojnë që automobili të nxehet vetëm kur shoferi dëshiron që të lëvizë me automobil. /koha/