LAJMI I FUNDIT:

Pamundësia e lëvizjes së lirë, e bën MSA-në, marrëveshje të hendikepuar

Pamundësia e lëvizjes së lirë, e bën MSA-në, marrëveshje të hendikepuar

Miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian nga Parlamenti Evropian, na obligon që të shtojmë përpjekjet dhe kujdesin për bizneset vendore. Të gjetur tashmë pjesë e një tregu të gjerë mbi 500 milionë banorësh, paraqitet si një shans shumë e mirë por njëkohësisht edhe një sfidë serioze për ndërmarrësinë dhe shtetin e Kosovës.

Biznesi vendor duhet të jetë i përgatitur që të jetë konkurrues i denjë, ndërsa shteti duhet të shtojë maksimalisht angazhimin por të ndihmuar prodhuesin kosovar që të arrijë nivelet e standardeve të kërkuara për tregjet evropiane. Në të kundërt, nëse kjo gjendje e re, nuk merr trajtimin e nevojshëm institucional, rrezikojmë të mos jemi konkurrent e madje edhe të mbizotëruar brenda vendit tonë.

“Oda Ekonomike Gjermano Kosovare përshëndet votimin e djeshëm të kësaj Marrëveshjeje nga Parlamenti Evropian, duke e cilësuar atë si mundësi të shkëlqyeshme të zhvillimit të Republikës së Kosovës dhe ngritjes së kapaciteteve e kualitetit të produkteve për të qenë komperativ me ato të shteteve evropiane”, vlerëson presidenti i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare Samir Krasniqi.


OEGjK, konsideron se miratimi i kësaj marrëveshjeje është një hap nismëtar në drejtim të ofrimit drejt aspiratave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Shikuar nga prizmi i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe mundësinë ofruar bizneseve, kjo marrëveshje paraqet lëvizjen më të madhe të shënuar që nga pavarësimi i vendit. Në ndërkohë ajo na obligon për përmbushje të shumë kritereve e që s´janë aspak të lehta. Në këtë rrugëtim të ri që po nis, bizneset kosovare nuk duhet të mbesin të vetme dhe nga shteti duhet të gjenden mënyrat më të mira për ta ndihmuar atë.

“Pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi, duke qenë koshient për situatën në të cilën ndodhemi, konsideroj se shteti është i detyruar të ndërmarrë reforma të theksuara në shumë fusha për të përmirësuar gjendjen e ambientit të përgjithshëm të të bërit biznes e në veçanti të ofroj dorën e ndihmës për prodhuesit kosovar për të qenë konkurrent dhe partner të denjë me kompanitë evropiane”, thotë Krasniqi.

Pas miratimit të MSA-së, BE duhet ta konsideroj të pashmangshme heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shpejtë. Kjo do ta lehtësonte dhe ndihmonte shumë mundësinë e marrëveshjeve eventuale ndërmjet ndërmarrësve kosovar e evropian. Mosmundësia e lëvizjes së lirë, edhe MSA-në si të tillë, e bën një marrëveshje të hendikepuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara

Ekonomi
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori