LAJMI I FUNDIT:

IQ-to-Link hap konkursin për punësim edhe në Prizren

IQ-to-Link hap konkursin për punësim edhe në Prizren

Në gusht të vitit 2015, kompania e suksesshme IQ-to-Link, iu bashkua Kosovës duke hapur degën e saj në Prishtinë dhe duke punësuar 260 punëtorë.

Si Call Center nënkontraktore e kompanisë DHL, IQ-to-Link me sukses të madh i zhvilloi të gjitha aktivitetet e saj. Dhe, si rezultat i kësaj, tani zgjerohet po edhe në qytetin e Prizrenit.

Zyra e IQ-to-Link në Prizren gjendet në qendër të qytetit me hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin, përfshirë edhe këndin e kantinës dhe zonën e pushimit.


IQ-to-Link do të pranojë aplikacione punësimi nga të gjithë ata që dinë gjuhën gjermane dhe që kanë aftësi te mira të komunikimit.

Në fazën e rekrutimit të punëtorëve në Prizren është parapare një prezantim në sallën e tubimeve në Hotel “Theranda”, ku të gjithë aplikantët do të marrin pjesë në një prezantim të kompanisë dhe mundësive dhe kushteve të punës që ajo ofron.

Mënyra e aplikimit është e lehtë. hyni në ueb-faqen www.iq-l.de/prizren. Në këtë vegëz do të gjeni formularin që duhet plotësuar, e ku do të përcaktoni kohën kohen e prezatimit dhe kualifikimet e juaja që mendoni se janë të dobishme për punë.

IQ-to-Link pranon aplikimin në www.iq-l.de/prizren, ndërsa është e hapur të pranojë edhe pyetjet tuaja në Facebook si dhe përmes e-mailit, këtu: contact@iq-l.de

Për më shumë, klikoni në këto faqe:
www.iq-l.de
www.facebook.com/IQtoLink/
https://www.youtube.com/watch?v=LZaO4Q7L2dU