Është mbajtur takimi radhës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Bazuar në obligimet procedurale, kandidaturat për kryesues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës i kishin paraqitur anëtarët e këtij Këshilli, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Kosovës, Makifete Saliuka dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Nehat Idrizi.
Pas procedurës së votimit e cila u organizua në mënyrë transparente, anëtarët e KGJK-së me shumicë dërmuese te votave për kryesues të ri të KGJK-së zgjedhën gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, Nehat Idrizi, thuhet në njoftim.
Idrizi shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit duke vënë në fokus përkushtimin e tij “për një gjyqësor të pavarur si dhe llogaridhënës, andaj, me qëllim të përmirësimit të planifikimit buxhetor për sistemin gjyqësor do të eliminoj mangësitë aktuale për të plotësuar të gjitha nevojat e sistemit gjyqësor, do të bëjë të gjitha veprimet e duhura për ngritjen e kapaciteteve të teknologjisë informative, mirëpo bazuar në sfidat e gjyqësorit, një ndër objektivat më me prioritet është çështja e hartimit të Strategjive për reduktimin e lëndëve të vjetra si dhe kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë ku do të punoj me përgjegjësi”.
Gjithashtu, ai u zotua për përkushtim në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Mandati i kryesuesit të ri të KGJK-së, Idrizi fillon prej 9 marsit 2016 dhe është tre vjeçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City