LAJMI I FUNDIT:

A është mirë që të përdorni produkte të parfumosura në regjionin intim të trupit?

A është mirë që të përdorni produkte të parfumosura në regjionin intim të trupit?

Mund të ndjeheni mirë kur trupi juaj mban erë të këndshme parfumi, por për lëkurën delikate në pjesët intime të trupit kjo mund të jetë e dëmshme.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Sapuni ose xheli për larjen e trupit është prodhuar për ta mbajtur pH natyrale të lëkurës që është 5.5. Normalisht pH e vaginës është 3.8 deri 4.5, domethënë acidike dhe vagina ka baktere të cilat kanë funksion mbrojtës.

Nëse përdorni sapunin e zakonshëm për larjen e vaginës mund ta çrregulloni florën normale bakterore të vagjinës dhe e favorizoni shumimin e baktereve të dëmshme. Si pasojë mund të keni irritim, skuqje, djegie, dhimbje, erë të keqe, sekret të shtuar bile edhe infeksion.


Shumë produkte kanë substanca kimike të cilat mund ta irritojnë uretrën dhe vagjinën dhe mund të shkaktojnë infeksion urinar ose infeksion me kërpudha.

Prandaj, keni kujdes kur blini produktet higjienike dhe kozmetike për regjionin intim të trupit tuaj.

Bëni shumë keq nëse përpiqeni ta lani vaginën edhe nga brenda! Regjionin intim duhet ta lani vetëm së jashtmi, pra vulvën, labiat dhe pjesën rreth klitorisit.

Kur e fshini regjionin intim bëni këtë veprim prej përpara-prapa (pra, prej vulvës kah anusi). Në këtë mënyrë e pamundësoni që bakteret nga anusi të arrijnë në fshikëzën e urinës dhe vagjinë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
E vetmja gjë që fëmijët kanë nevojë për një jetë të lumtur dhe të suksesshme, sipas ekspertëve

E vetmja gjë që fëmijët kanë nevojë për një jetë të lumtur dhe të suksesshme, sipas ekspertëve

Fëmija juaj
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
“Pixie Dust”: Trendi i thonjve që po preferohet më shumë se kurrë

“Pixie Dust”: Trendi i thonjve që po preferohet më shumë se kurrë

Manikyr dhe pedikyr
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori