LAJMI I FUNDIT:

Edhe shtatzënat duhet të ushtrojnë

Edhe shtatzënat duhet të ushtrojnë

Nga java e dymbëdhjetë të shtatzënisë shtatzënave u rekomandohen aktivitete të kujdesshme fizike me të cilat më lehtë e përballojnë lindjen.

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina  

Në qoftë se nuk ka probleme shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shtatzëni, nëse gryka është e mbyllur fort dhe nuk ka kontraksione, ushtrimi gjatë shtatzënisë lejohet.

Femra mund të ushtrojë gjatë tërë shtatzënisë, mirëpo duhet t’u shmanget aktiviteteve të cilat përfshijnë kërcimet derisa shtrati të mos forcohet për mitre, transmeton Telegrafi.


Programi i ushtrimeve për shtatzëna patjetër duhet të përmbajë ushtrimet për shtimin e lëvizshmërisë së kërdhokullave, qarkullimin e mirë të gjakut në këmbë dhe duar, shtimin e kapacitetit të mushkërive, forcimin e muskujve të barkut dhe të fundit të komblikut, në mënyrë që të pengohet dhe të zvogëlohen problemet të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe në mënyrë që vetë lindja të bëhet sa më e suksesshme.

Nga muaji i katërt deri në përfundim të shtatzënisë nuk bën të ushtrohet në pozitën e shtrirë më gjatë se pesë minuta, sepse për shkak të presionit të mitrës në enët e mëdha të gjakut mund të shkaktohet kolapsi.

Ushtrimet u përshtaten periudhave të shtatzënisë në atë mënyrë që nuk bëhen të njëjtat ushtrime në tremujorin e dytë dhe të tretë. Sa më shumë që ofrohet lindja, theksi vihet në forcimin e muskujve të cilët përdoren në fazën e tendosjes , d.m.th. në fazën e lindjes së bebes.

Aktiviteti i aerobisë, vrapimi, vozitja e biçikletës, ushtrimi në vegla mund të çojnë në ndërprerjen e zhvillimit të frytit, sepse shpenzojnë sasi të mëdha të oksigjenit. Këto aktivitete duhet të shmangen apo të bëhen nën mbikëqyrjen e ekspertit të ushtrimit të shtatzënave.

Por rekomandimi kryesor është se gratë shtatzëna gjithmonë duhet të veprojnë në varësi me gjendjen e tyre fizike; nëse ndjejnë lodhje apo stërmundim të muskujve, këshilla është që ushtrimet të pakësohen ose të bëhen më të rralla.

Të gjitha këto këshilla janë të mira për ata që përballen me një shtatëzani normale, pa ndonjë problem, përndryshe ju do të këshilloheni me mjekun tuaj dhe le t’ju këshillojë mbi llojin e aktivitetit fizik të rekomanduar për gjendjen tuaj.

Gratë të cilat gjatë shtatzënësisë mbeten fizikisht aktive, mbajnë shëndetin e mirë të tyre dhe fëmijës me vite të tëra pas lindjes. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori