I riu Shkëlzen Tahiri, me prejardhje nga Shahiqi i Dardanës prej pesë vitesh drejton firmën Sprenger Werkzeugbau AG në Margarethen (TG), ku prodhohen vegla precize për industri, ndërsa që paralelisht bënë punën e punëtorit dhe të drejtorit.
Në vazhdën e shkrimeve për shqiptarët e suksesshëm në Zvicër, në lëmin e prodhimtarisë industriale, përzgjodhëm të riun, Shkëlzen Tahiri, me prejardhje fshati Shahiq i komunës së Dardanës. Në repartet e firmës, që ai drejton, me emërtimin, Sprenger Werkzeugbau AG në Margarethen (TG), vështirë është të kuptosh nëse Shkëlzeni është më parë punëtorë metalik, apo menaxher e drejtor, pasi ai paralelisht duhet ti bëjë vet të gjitha.
Firma që ai drejton prej afro 5 vitesh, në cilësinë e një menaxheri dhe prodhuesi të suksesshëm, para së gjithash është rezultat i angazhimit dhe vetëmohimit të këtij të riu që arriti shumë shpejtë ta konsolidoi jo vetëm kolektivin, por edhe ta rrisë cilësinë e prodhimeve, të përmirësojë asortimentin dhe të zgjerojë edhe tregun. Aktualisht rreth 90 për qind të prodhimeve që realizon në repartet e kësaj fabrike shkojnë për nevoja të industrisë së vendit, madje për firma të njohura siç janë ABB, Stile e tjerë, ndërsa që nuk mungojnë as klientët nga Gjermania e Italia e tjerë.
Por si arriti deri këtu ky 37- vjeçar, pasi që në Zvicër erdhi si 12 vjeçar, për këtë mësojmë nga vet Shkëlzeni i cili tregon se më parë kreu një shkollim të mesëm dhe të lartë (pa shkëputje nga puna), sa tash të drejtojë edhe këtë fabrikë për prodhimin e veglave për nevoja të industrisë vendase.
“Në vendlindje, në Shahiq të Dardanës, familja jonë merrej kryesisht me zdrukthëtari, punë këtë që e vazhdoi babai Sinani edhe në Zvicër. Ndërsa, unë u orientova në industri, për çka edhe kreva shkollimet dhe specializimet përkatëse. Përvoja 14 vjeçare që fitova në firmën në Büchler AG në Uzwil dhe puna si agjent tregtar në Sphinx në Denendigen SO, më ndihmoj shumë që të fitoj një përvojë menaxhimi, sa të njihem me një rreth të madh klientësh, filluar nga Argau deri në Graubinden, gjë që kjo më hyri në punë edhe në firmën time”, shpjegon Shkëlzeni.
Ai tregon, se me rastin e blerjes së firmës hasi në mbështetje nga pronari i mëparshëm që i ofroi lehtësime kreditore, porse ndihmën më të madhe, edhe atë materiale e pati nga familja, babai Sinani dhe bashkëshortja, Ganimetja, që në firmë kryen detyrën e kontabilistes. Meqenëse teknologjia vazhdimisht është në përsosje e sipër, ai thotë se iu desh që të blejë edhe disa makina moderne me vlerë milionëshe për përsosjen e procesit tekniko-teknologjik. Sa i përket rritjes së numrit të punëtorëve, shton se nuk e pretendon atë, para se rritjen e teknologjisë dhe projekteve të reja fitimprurëse.
Nga ata pak punëtorë që ka, mësojmë se Shkëlzeni assesi nuk sillet si një drejtor autoritar, por më parë si punëtor prodhimi i cili në firmë punon edhe nga 12 orë në ditë, madje edhe të shtunave, duke punuar edhe vetë pranë makinave apo në konstruktimin e veglave. Si pjesë e pandashme e punëtorëve, ai vet ua sjellë atyre edhe shujtën e mëngjesit.
Rasti i Shkëlzen Tahirit tregon jo vetëm për arritjet e disa të rinjve në Zvicër, por edhe për profilin e punëtorit dhe drejtuesit të ri, që para se ti përkushtohet luksit personal e familjar i përkushtohet përsosjes së procesit tekniko-teknologjik, tregut dhe krijimit të kushteve sa më të mira për punëtorë, aq më parë që edhe nga pozita e pronarit sillet si një punëtor i profilizuar në industrinë i mekanikës precize. Mjafton që edhe përmes imazheve që realizuam në këtë fabrikë të shihet se s’prodhon Shkëlzeni në fabrikën e tij në Margarethen të kantonit të Thurgaut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë