LAJMI I FUNDIT:

Nafta mbi 102 dollarë për fuçi

Nafta mbi 102 dollarë për fuçi

Nafta Brent e Londrës ra drejt 102 dollarëve për fuçi në sesionin e së enjtes. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për tetorin ra me 64 cent në 102.13 dollarëve për fuçi.

Nafta Bruto amerikane ra me 67 cent në 94.87 dollarë për fuçi. Në rënien e çmimeve të naftës gjatë kësaj jave ka ndikuar edhe rritja e dollarit amerikan përballë monedhave ndërkombëtare të tregtisë.

Sa i përket të dhënave ekonomike, rezervat e benzinës në SHBA u rritën me 362 mijë fuçi gjatë javës së kaluar ./Telegrafi/