LAJMI I FUNDIT:

ATK propozon subvencionimin e fiskalizimit, MF nuk e përkrah

ATK propozon subvencionimin e fiskalizimit, MF nuk e përkrah

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Ministria e Financave (MF), nuk po munden të gjejnë një gjuhë të përbashkët për fiskalizimin në vend. Dallimi është se ATK po kërkon rimbursimin e shpenzimeve për pajisje fiskale kurse ministria e Financave nuk kanë përpiluar ende një politikë të tillë. Madje për të përpiluar këtë kërkesë ATK-në, e kishin shtyrë ankesat e shumta të tatimpaguesve.

Në takimet me Odat Ekonomike dhe komunitetin e biznesit, që janë pjesë e kësaj veprimtarie, vazhdimisht këto biznese kanë kërkuar rimbursimin e shpenzimeve për pajisje fiskale. Kjo ka bërë që Administrata Tatimore e Kosovës të dal me dy propozime për subvencionim të fiskalizimit. ATK deri më tani ka propozuar disa modele, për financim apo rimbursim të këtyre pajisjeve, për dallim nga shtetet fqinjë të cilat kanë subvencionuar apo rimbursuar direkt biznesin.

Ekspertët e kësaj fushe thonë se rimbursimi nuk i bie barrë shtetit, meqë kompensohet me tatimet të cilat nuk janë duke u vjel e që në rast të fiskalizmit do të mblidhen. Ata thonë se çmimi nuk është arsye për mosfiskalizim të bizneset pasi që çmimi te zejtarët është ulur në 290 euro por nuk ka funksionuar.


Modeli i ATK: Qeveria të financoj pajisjet pjesërisht apo tërësisht

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka sqaruar se në pajisjet fiskale është bërë edhe instalimi i Terminalit Tatimor që bartë të dhënat në serverin e ATK, dhe kjo ka shkaktuar shpenzime shtesë tek tatimpaguesit. Ata thonë se pas një analize që i kanë bërë procesit të fisklizimit, kanë ardhur deri te një propozim të cilin edhe ja kanë dërguar Qeverisë ku kanë kërkuar që të përcaktoj modelin për të financuar pajisjet pjesërisht apo tërësisht. Valentina Bytyqi – Sefa, zyrtar për Komunikim me Publikun në ATK, ka treguar se ky institucion ka dy propozime për Qeverinë e Kosovës. “ Propozimi i parë: është që MF të financoj Terminalin Tatimor, pasi kjo pajise shërben në tërësi për ATK për të bartur të dhënat nga pajisja fiskale në serverin e ATK. Kjo kosto do te rimbursohej nga tatimi në momentin e deklarimit të këstit apo deklaratës vjetore nga tatimpaguesit duke zbritur nga vlera për pagese”, ka thënë Bytyqi –Sefa, duke shpalosur edhe propozimin e dytë që kërkon nga MF-ja të financoj pajisjet fiskale tek bizneset e vogla (mikro) në disa përqindje apo në tërësi, që kanë vetëm nga një pajisje.

Ajo thënë se janë të vetëdijshëm se në planin e të hyrave në vitin e parë dhe të dytë do të ndikonte në një ulje të të hyrave të planifikuara, por në afatin e shkurtë krijojmë kushte të barabarta për të gjithë tatimpaguesit në treg. Bytyqi – Sefa, ka treguar se ky institucion ka shpreh çdo herë gatishmëri që bizneseve të ju subvencionohet fiskalizimi. Kurse nga ministria e Financave e cila udhëhiqet nga Besim Beqaj, nuk kanë treguar se a ka ndonjë politikë rreth subvencionimit. Zyra për komunikim me publikun në këtë ministri në përgjigjet e tyre na drejton në ATK që të pyesim për këtë çështje. “Përgjigjet për pyetjet e juaja do ti merrni nga Administrata Tatimore e Kosovës, respektivisht Komisioni për fiskalizim”, thuhet në përgjigjet e MF-së.

Bizneset kosovare kanë nevojë për subvencionim të fiskalizimit

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se në rend të parë duhet të vlerësohen efektet e vendosjes së arkave në të gjitha bizneset.

Lulzim Beqiri ,njohës i kësaj fushe, ka thënë se bizneset kosovare kanë nevojë për një veprim të tillë. Sipas tij, pa dyshim që është i mirëseardhur për bizneset ne përgjithësi e posaçërisht për bizneset e vogla pasi qe nuk është e lehte për një biznes me siguruar një arkë fiskale. “ Një mbështetje e tille jam i bindur që do të rriste të hyrat e shtetit pasi që secili biznes do ta kishte mundësin që të jetë në sistemin fiskal të republikës”, ka thënë Beqiri.

Ai po ashtu ka thënë se shteti është dashur që të gjejë një mënyre më të mirë dhe më efikase të fiskalizimit të bizneseve pasi që në rend të par do ti ndihmonte bizneset dhe ATK-në. Ai ka thënë se kategoria që momentalisht më së shumti ka nevojë për fiskalizim janë naftëtarët. “ Nëse shteti arrin ti rimburoj naftëtarët, do të arrij të mbledh të hyrat në bazë të qarkullimit real të tyre.

Shembuj nga fiskalizimi në rajon

Shqipëria ka lejuar rimbursimin për bizneset e vogla dhe ajo do të ekzekutohej në momentin e pagesës së tatimit, duke zbritur koston për pajisjen e blerë. Maqedonia po ashtu ka përdorë procesin e rimbursimit duke lejuar bizneset që të zbresin vlerën e paguar për pajisje nga obligimet në fund të vitit, te modeli i Maqedonisë është karakteristikë se biznesit i është lejuar të rimbursoj nga tatimi deri në 10 pajisje fiskale. Qeveria e Maqedonisë ka vendosur rimbursimin e gjitha bizneseve të cilat në sistemin e vet fiskal duhet të përfshijnë edhe sistemin GPRS apo dërgimit elektronik të deklarimeve.

Vlerësohen rreth 120 mijë biznese të cilat do të përfshihen në këtë projekt. Po ashtu edhe Turqia ka zbatuar një model i cili ka lejuar tatimpagueseve të zbresë amortizimin e pajisjeve fiskale në vitin e parë për tërë vlerën e pajisjes fiskale. Edhe qeveria e Serbisë duke u bazuar në ligjin për fiskalizim ka nxjerr një udhëzim për subvencionim të bizneseve për sistemin GPRS, ky vendim është i vitit 2005. Kërkesa në administratën tatimore nga ana e bizneseve është bërë 15 ditë nga dita e blerjes së pajisjes fiskale. Shuma e subvencioneve ka ndryshuar bazuar në qarkullimin financiar të bizneseve. /Telegrafi/