Devolli Corporation ka qenë kohëve të fundit objekt i akuzave të pabazuara dhe të paargumentuara të atyre që në mënyrë të pandershme dëshirojnë të dëmtojnë imazhin e një kompanie vendore e cila në kushte shumë të vështira jep kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e bazës së ndërmarrësisë vendore dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Këto akuza bëhen nga ata të cilët vazhdimisht bëjnë propagandë të pandershme kundër produkteve vendore, duke ngritur dyshime për cilësinë e produkteve të Kosovës. Ne nuk do të merremi publikisht me gënjeshtra, por zyrtarët tanë ligjor tashmë kanë filluar procedurat ligjore. “E themeluar në vitin 1989, Devolli Corporation sot punëson drejtpërsëdrejti mbi 700 persona dhe tërthorazi mbi 15.000 kooperant dhe fermerë që po ashtu përfitojnë nga bashkëpunimi me kompaninë tonë”.
Në një ambient të vështirë për të bërë biznes, në të cilin mungon përkrahja për sektorin privat të cilat përballen me konkurrencë jo të barabartë nga vendet e rajonit, Devolli Corporation ka arritur që me sukses të zhvillojë biznesin e saj në veprimtari të ndryshme prodhuese, përfshirë prodhimin e miellit, kafesë, sfungjerit dhe dyshekëve.
“Pavarësisht mungesës së mbështetjes dhe konkurrencës së ashpër, ne kemi arritur të krijojmë produkte të cilësisë shumë të lartë, të cilat sot përveç se gëzojnë besimin e konsumatorëve të Kosovës, plasohen dhe shiten edhe në shtete si Shqipëri, Maqedoni, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Zvicër, Suedi, etj. Devolli Corporation ka investuar shumë në zgjerimin e bazës prodhuese të Kosovës, duke e ditur që asnjë shtet nuk mund të ketë zhvillim të kënaqshëm ekonomik pa zhvillim të prodhimit vendor”, është thënë në reagimin e kësaj kompanie.
Devolli Corporation tashmë ka vendosur fokusin e saj në bujqësi, si njërin prej sektorëve më të pazhvilluar por shumë premtues të Kosovës.
Rruajtja e vlerave më të çmuara familjare dhe tradicionale mbesin në thelbin e misionit të kompanisë Devolli Corporation.
Ftojmë të gjitha bizneset, mediat dhe institucionet e Republikës së Kosovës të krijojnë një bazë të ndershme konkurruese, ku mediat të kenë arsye për shkrime që përmbajnë fakte dhe kështu të krijohen kushte mirëbesimi dhe bashkëpunimi ndërmjet nesh. Kjo mundëson të krijohet një ambient mirëbesimi sidomos për biznese për ta bërë një Kosovë me mirëqenie dhe evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë