Tri kompani kanë pasur 15 muaj kohë, për t`a përfunduar ndërtimin e shtatë kilometra rrugë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, e që ky afat kohorë vlerësohet të jetë i gjatë, pasi që secila kompani ka rreth 2 ose 3 km për të ndërtuar.
Deri më tani, rreth 70 për qind të këtyre punimeve kanë përfunduar, por me këtë rritëm të punës, rrezik se do mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2014. Ndër arsyet, që po ngadalësojnë punët në këtë magjistrale, vlerësohet të jetë problemet me shpronësimin, ku një nga kompanitë, ka të regjistruara 119 kontekste pronësore dhe vetëm 20 për qind prej tyre janë zgjedhur.
Kështu u tha në një konferencë, ku organizata joqeveritare, Developing Together (DT), ka prezantuar hulumtimin e saj lidhur me ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.
Por kjo dinamik e punës, sipas Driton Tafallarit, drejtor i DT, është mjaft shqetësuese, pasi që me këtë ritëm të punëve, ekziston rreziku se as deri në fund të vitit nuk do të mund të përfundojnë punimet. “DT konsideron se për realizim e rreth 7 km rrugë, dhe atë me tri kompani ndërtimorë, afati prej 12-15 muaj është shumë i gjatë dhe me një planifikim më të mirë, ky afat mund të reduktohet dukshëm. Kur kësaj i shtohet i shtohet që kemi të bëjë me tri kompani ndërtimore, atëherë i bije që për 2 ose 3 km rrugë, afatin e kemi prej 12 deri në 15 muaj”, theksoi Tafallari.
Këto kompani, kanë filluar punën e saj në shtator të vitit 2013 dhe shpresohet që do të përfundojnë deri në fund të vitit 2014.
Ndërsa për ndërtimin e shtatë kilometrave të kësaj magjistrale, Qeveria e Kosovës ka paguar mbi 11 milionë euro.
Ai tha se të shqetësuar janë edhe banorët e fshatrave nëpër të cilën kjo rrugë ndërtohet, e po ashtu edhe udhëtarët të cilët frekuentojnë këtë rrugë.
E sipas Tafallarit, brenda ditës përgjatë asaj magjistrale frekuentojnë mbi 17 mijë vetura dhe se sipas hulumtimit të bërë, vozitësit e atyre veturave, përveçse presin gjatë për të kaluar në atë zonë, ata edhe po i dëmtojnë veturat e tyre. “Një problem shumë i madh i cili kemi hasur dhe problemi kryesorë kisha me thënë, janë kontestet pronësore. Kanë filluar punët pa u zgjedhur kontekstet pronësore edhe kjo po shkakton vonesa të mëdha. Vetëm në një lot, janë regjistruar 119 kontekste pronësore, e për një vit e sa, janë zgjedhur përafërsisht 20 % të këtyre kontesteve. Për atë arsye e kemi rezultatin në teren ashtu si e kemi, një pjesë është asfaltuar pastaj një pjesë duhet të devijohet rruga. Këto janë problemet të cilat ministria nuk ka arritur t`i zgjedhë me pronarët e atyre tokave dhe kjo është si rekomandim i parë, që të mos fillohet me punë pa u zgjedhur kontestet pronësorë”, tha ai.
Pas përfundimit të hulumtimit të realizuar, DT ka nxjerr edhe disa rekomandime të cilat do t`i dërgohen Ministrisë së Infrastrukturës për shqyrtim. Qëllimi i vetëm i rekomandimeve thuhet të jetë që të shpejtohet dinamika e punëve, të përmirësohet kualiteti dhe siguria në punë për këto projekte, e sidomos për projektet që do të realizohen në të ardhmen.
Sipas DT-së, rekomandimi i parë që do t`i dërgohet MI-së, është se ata duhet të mos fillojnë punën, pa u zgjedhur në tërësi shpronësimet e tokave, ku kalon traseja e rrugës. Më pas: projektet për rrugë të jenë sa më të detajuar ashtu që nevoja për punë shtesë apo ndryshim të projektit të minimizohet. Një rekomandim tjetër është edhe mbikëqyrja më e rreptë, siguria në punë dhe sinjalizimi.
Kjo pjesë e magjistrales, fillon në dalje të Prishtinës, vazhdon në Milloshevë dhe përfundon në Stanovc. E kompanitë të cilat janë duke punuar në këtë pjesë të magjistrales janë Kompania Pevlaku& Gjoka Konstruksion që punon 1.3 km rrugë, kompania Beni Com, që do të kryejë rreth 3 km rrugë dhe Kompania Rukolli që do të punojë rreth 2.9 km rrugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë