LAJMI I FUNDIT:

ZRRE nuk i pyeti konsumatorët

ZRRE nuk i pyeti konsumatorët
Foto: Ilustrim

Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”, e quan vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës veprim politikë. Ai në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se për këtë që bëri ZRRE-ja nuk u pyetën konsumatorët dhe nuk u morën parasysh kërkesat për mosngritje të çmimit.

Sipas tij, në rast se Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet dhe nuk merren parasysh nënshkrimet e qytetarëve që po i mbledhin organizatat për ta shfuqizuar vendimin, rruga që do të ndiqet janë gjykatat. Kaçaniku ka thënë se KEDS-i është duke u sjellë jashtë çdo norme ligjore me konsumatorët dhe me bizneset.

Kaçaniku thotë se produkti më i dyshimtë që hyn në Kosovë është mishi nga Argjentina dhe Brazili, por edhe ai vendës. Ai shpreh shqetësimin se nëpër vende rurale ende shiten produkte pa afat për shkak të mungesës së kontrollit dhe mungesës së inspektorëve të tregut


“Natyrisht presin që peticioni të hasë në përkrahjeje të konsumatorëve dhe ne si organizata, ku bënë pjesë edhe ‘Konsumatori’, do ta ndjekim kursin ligjor të nënshkrimeve dhe do ta presim çfarë do të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës. Nëse Kuvendi nuk përgjigjet dhe nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve, ne do t’i ndjekim mundësitë e tjera ligjore. Nuk do të ndalemi në një vend, por do t’i shterojmë të gjitha rrugët ligjore derisa të dëgjohet zëri i konsumatorit”, tha ai.

Selatin Kaçaniku thekson se pas mbledhjes së nënshkrimeve grupi është duke punuar edhe në trajtimin ligjor të rastit dhe sipas nevojës do t’i drejtohet gjykatave kompetente. “Nëse e përcillni vendimin e ZRRE-së, e shohim se ka marrë një duzinë vendimesh pa konsultë me konsumatorin, ani pse është një autoritet i caktuar nga Kuvendi për ta rregulluar tregun dhe për t’i mbrojtur interesat e konsumatorit. ZRRE ka qenë dashur të dalë me vendim i cili do të ishte në veprim nëse nuk gaboj që nga 1 prilli, por nuk doli me vendim deri tash. Vendimin e mori vetëm pasi përfunduan zgjedhjet. Në këtë mënyrë i shkoi përshtati rrjedhave politike dhe ia ngushtoi vetes terrenin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori