LAJMI I FUNDIT:

Fushata kundër fiskalizimit të naftëtarëve, ka dëmtuar procesin dhe ekonominë

Fushata kundër fiskalizimit të naftëtarëve, ka dëmtuar procesin dhe ekonominë

Drejtuesit e Shoqatës së Operatorëve të Licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale (SHOLPEF), u kanë bërë të enjten thirrje institucioneve të shtetit që të përshpejtojnë përpjekjet për të përmbyllur procesin me fiskalizimin e të gjitha bizneseve aktive në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët për media të katër operatorët e pajisjeve fiskale kanë kërkuar edhe nga udhëheqësit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, që të ndalojnë manipulimin që po u bëjnë disa naftëtarëve.

Sipas tyre procesi i fiskalizimit nuk ka monopol pasi që janë katër operator. Ata e kanë quajtur si fushatë të egër dhe të padrejtë deklarimet e kryetarit të Shoqatës së Naftarëve Fadil Berjani
kundër fiskalizimit të naftëtarëve. Sipas tyre këto deklarime e kanë dëmtuar rendë këtë proces, si dhe ekonominë e vendit”.


Përfaqësuesit e “Printec”, “Dukagjini”, “Gekos” dhe “R&T” kanë treguar se ata operojnë si të pavarur dhe në konkurrencë të shënosh me njëri-tjetrin, duke hedhur poshtë pretendimet e monopolit.

“Si mund të ketë monopol te ne kur, për shembull, kompania ime ka bërë fiskalizimin e disa prej naftëtarëve të mëdhenj, si HIB Petrol etj., kurse kompanitë e tjera disa të tjerë”, ka thënë Fisnik Mahmutaj, përfaqësues i kompanisë “Printec”.

Në konferencë janë adresuar edhe çështjet që kanë të bëjnë me çmimin dhe lincenicimin e operatorëve të rinj. “Është aluduar në çmime të larta, por ne vërtetojmë se çmimet janë të arsyeshme, sepse asnjë operator nuk mund të dalë me çmime pa kaluar në procesin e licencimit dhe certifikimit të pajisjeve. Ne si kompani e licencuar i kemi të gatshme pajisjet për certifikim dhe mund t’i konkurrojmë kompanive të tjera me çmime nëse implementohet procesi i fiskalizimit”, ka theksuar Bledar Balla, përfaqësues i kompanisë “R&T”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori