LAJMI I FUNDIT:

Bio produktet shqiptare brend konkurrues në tregjet ndërkombëtare

Bio produktet shqiptare brend konkurrues në tregjet ndërkombëtare

Shumë prodhues nga të gjitha viset shqiptare kanë marr pjesë në panairin e Agrobiznesit në Tiranë, i dhjeti më radhë, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Këshilli Agrobiznesit Shqiptar dhe Bashkia e Tiranës e.
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se qytetarët duhet që të konsumojnë prodhimet shqiptare me qëllim të nxitjes, rritjes e zhvillimit ekonomik të të gjitha trevave shqiptare dhe në anën tjetër edhe uljes së papunësisë së madhe.

“Bizneset shqiptare, kanë prodhime të cilësisë së lartë e të cilat janë edhe në tregjet ndërkombëtare dhe ato duhet që të konsumohen nga qytetarët shqiptar edhe më shumë”, tha Shahini.

Sipas tij, me konsumimin e prodhimeve shqiptare, do të rritet eksporti i prodhimeve dhe në anën tjetër do të ulej eksporti i parave të gatshme. “Shqiptarët edhe më shumë se asnjëherë më parë duhet që të konsumojnë prodhimet shqiptare, që të kemi zhvillim edhe më të fuqishëm ekonomik në të gjitha viset ku janë shqiptarët”, tha kryetari i Dhomës Kombëtare Tregtare, Agim Shahini.


Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë e Zhvillimit Rurual, tha se ky aktivitet është kthyer tashmë në një traditë. Sipas tij nga viti në vit, nga panairi në panair, por me mesazhe të ndryshme përcillen sukseset dhe një realitet i prekshëm në historinë e bujqësisë shqiptare. “Agroindustria shqiptare, është pjesë thelbësore e zinxhirit të vlerës së produkteve bujqësore e blegtorale. Po ashtu është përfaqësues e markës cilësore shqiptare të ushqimit të cilësisë me standarde të larta”, tha ai.

Enver Ferizaj, president i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha se panairi i agrobiznesit është kthyer në një traditë që vjeshta të bashkoi të gjithë bizneset shqiptare nga të gjitha viset në Tiranë. “Ky event synon që të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorëve mbarë shqiptarë për të konsumuar prodhime cilësore që mbajnë vulën “Made in Albania”. Po ashtu prioritet është nxitja e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve nga të gjitha viset shqiptare”, tha presidenti i KASH-it.

Kurse, Eno Bozo, nënkryetari Bashkisë së Tiranës, tha se rëndësia e këtij panairi të prodhimeve gjithë shqiptare ka rëndësi të madhe, pasi që konsumim i tyre duhet të jetë domosdoshmëri, pasi që edhe cilësia e tyre është e lartë. “Bashkia e Tiranës, do të vazhdoi të mbështes prodhuesit shqiptare dhe eventete e tilla për rritjen e dhe nxitjen e zhvillimit e bashkimit ekonomik të bizneseve shqiptare nga të gjitha viset. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori