LAJMI I FUNDIT:

Synojnë rritje të shpejtë ekonomike

Synojnë rritje të shpejtë ekonomike

Ekonomitë në zhvillim po përpiqen të joshin korporatat e mëdha për të mbajtur një rritëm të konsiderueshëm të rritjes. Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundmi nga CNBC.

1 në 3 përfaqësues të qeverive dhe 30 për qind liderëve të bizneseve në vendet në zhvillim deklaruan se ndihma për të forcuar ekonominë ka qënë përgjegjësia kryesore për një kompani. Ndërsa krijimi i vendeve të reja të punës ka qënë përgjegjësia e dytë më e madhe për korporatat. Në tregjet e zhvilluara, trendi është ndryshe. Krijimi i vendeve të punës është objektivi kryesor, më pas ndihma ndaj ekonomisë.

Vendet në zhvillim janë njohur deri më tani për rritjen e shpejtë ekonomike. Kina ka qënë motori i rritjes ekonomike gjatë periudhës së krizës dhe ka fiksuar një normë vjetore prej 7.5 për qind për 2014-ën. “Në vendet në zhvillim, papunësia duket se është një shqetësim më i vogël për shkak se ekonomia informale është në masë më të madhe”, shprehet një ekspert. 37 për qind e publikut në vendet e zhvilluara, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe, deklarojnë se krijimi i vendeve të punës ka qënë objektivi kryesor për një organizatë.


Po ashtu 31 për qind e drejtuesve të bizneseve mendojnë të njëjtën gjë. Por analistët shprehen se kjo ndodh edhe për faktin se papunësia në vendet e zhvilluara, sidomos në Europë, është shumë e lartë.

Papunësia në 18 vendet e Eurozonës po qëndron pranë 11.5 për qind, ndërsa në Spanjë niveli është 24.5 për qind. Kjo kombinohet edhe me perceptimin e pabarazisë në rritje sa i përket të ardhurave./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori