LAJMI I FUNDIT:

IPKO, me pako të veçantë me telefona dhe minuta për fëmijët

IPKO, me pako të veçantë me telefona dhe minuta për fëmijët

Duke filluar nga sot (e hënë), IPKO do të ofrojë pako të krijuara enkas për komunikim mes prindërve dhe fëmijëve të moshave të hershme, të cilët kanë nevojë për komunikim të shpeshtë me kujdestarët e tyre.

Telefonia mobile IPKO tani do të ofrojë pakot JUNIOR për të gjithë fëmijët e moshave prej 6-15 vjet, që përfshijnë qindra minuta, SMS, megabajt dhe tri modele të telefonave të mençur mobil, ndërsa prindërit mund ta kontrollojnë bilancin dhe ta rimbushin llogarinë e telefonit të fëmijëve të tyre.
Pakoja JUNIOR mund të aktivizohet në baza mujore, apo të blihet për një vit të plotë, me njërin nga telefonat e përzgjedhur. Junior Pako Mujore ofron 200 minuta, 200 SMS dhe 200 MB internet në mobil, për vetëm 2 euro në muaj.

Ndërsa, Junior Pako vjetore, përveç sasisë së lartpërmendur të minutave, SMS-ve dhe megabajtëve ofron edhe tri modele të reja të telefonave të mençur.


Përdoruesit e vegjël të IPKO-së, përkatësisht prindërit e tyre mund t’i shpërblejnë fëmijët e tyre me pakon vjetore me telefonin e mençur – LG Optimus L4 II, bashkë me 2400 minuta, 2400 SMS, 2400 megabajt për vetëm 83.95 euro në total.

Pakoja vjetore Junior sjell edhe dy modele tjera të telefonave të mençur me karakteristika më ta avancuara, përkatësisht modelet HTC Desire 200 për 95.95 euro dhe Sony Xperia E1 për 119.95 euro (me TVSH). Web_oferta

Ofertat e pakos vjetore Junior me telefona të mençur është e kufizuar. Prindërit duhet ta kenë certifikatën e lindjës së fëmijës me vete, dhe të jenë të shoqëruar me fëmijën e tyre kur ta vizitojnë dyqanet e IPKO-së.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë dhe i vetëm me rrjetin 3G. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori