LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, inflacioni në 0.3%

Eurozonë, inflacioni në 0.3%

Inflacioni në Eurozonë u ngadalësua edhe gjatë muajit Shtator për shkak të rënies së çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe të energjisë.

Këto të dhëna u publikuan nga Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat, që deklaroi se rritja e çmimeve të konsumit, në 18 vendet që përdorin euron, u ngadalësua në 0.3 për qind nga 0.4 për qind që ishte në gusht dhe korrik. Këto të dhëna ishin në linjë edhe me parashikimet e analistëve. Çmimet e ushqimeve të papërpunuara ranë me 0.9 për qind në nivel vjetor gjatë shtatorit dhe çmimet e energjisë ranë me 2.4 për qind.

Ndërsa ajo që Banka Qendrore Europiane e quan inflacioni bazë – një masë që përftohet nga këta dy komponentë të paqëndrueshëm – rezultoi në 0.7 për qind në Shtator nga 0.9 për qind që ishte në gusht.
Këto të dhëna kanë ndikuar në zhvlerësimin e euros, deri në 0.6 për qind në raport me dollarin dhe rreth mesditës të së Martës, këmbehej me rreth 1.26 dollarë.


Banka Qendrore Europiane dëshiron të mbajë një inflacion pranë, por poshtë 2 për qind në terma afatmesëm dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i rritjes së çmimeve nënvizon vështirësitë e bankës për të mbajtur inflacionin brenda objektivave në një ekonomi në stanjacion. Për të shpejtuar rritjen e çmimeve, Banka Qendrore Europiane uli koston e huamarrjes shumë pranë zeros, premtoi kredi të lira për bankat dhe blerjen e aseteve të sektorit privat.

Pavarësisht këtyre aksioneve ekstreme, presidenti i BQE, Mario Draghi premtoi se do të bëjë më tepër nëse do të jetë e nevojshme. Por një programi i plotë i lehtësimit sasior, që do të thotë blerja e bonove qeveritare nga banka qendrore, politikisht mendohet se do të jetë i vështirë për shkak të kundërshtimit të Gjermanisë. Draghi pritet të japë më tepër detaje mbi programin e blerjes së borxheve, kur këshilli drejtues të mblidhet në Naponi të enjten. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori