Përfaqësues të Ujësjellësit Rajonal Prishtina kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se brenda një muaji do të fillojë ndërtimi i fabrikës së ujit në Shkabaj, fabrikë kjo e cila përfundimisht do të zgjidh problemin me furnizim të rregullt më ujë të pijes.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina Arjeta Mjeku tregon se gjendja aktuale me furnizim me ujë të pijshëm është stabile, por që reduktimet do të vazhdojnë deri në zgjidhjen finale të këtij problemi.
“Lusim konsumatorët që të kenë durim sepse shumë shpjet, brenda dy jave apo brenda një muaji, do të fillohet më ndërtimin e Fabrikës së ujit në Shkabaj, fabrikë kjo e cila në vitin 2016 e tutje do t’i garantojë secilit qytetarë ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë”, shton Mjeku.
Sa i përket gjendjes aktuale me furnizim me ujë, Mjeku tregon se krahasuar me 15 vjet më parë, situata është shumë më e mirë aktualisht.
“Me reduktime jemi edhe tash për shkak të rritjes së numrit të konsumatorëve në zonën e shërbimit edhe pse niveli i ujit në të dy liqenet është stabil dhe niveli i ujit është minus 2 metra e 80 centimetra në kuotën maksimale, ndërkaq niveli i ujti në liqenin e Badovcit e kemi mbi 6 metra e gjysmë nën kuotën maksimale. Janë në rënie e sipër për shkak të shpenzimit enorm që ka ndodhur gjatë muajve të verës”, thekson ajo.
Qytetarët janë ata të cilët preken më së shumti nga reduktimet e ujit që aplikon ujësjellësi rajonal Prishtina.
Osman Kadriu, inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë, banor nga Prishtina, tregon për problemet që ata kanë më furnizim të rregullt me ujë. Sipas tij, gjendja është më mirë sesa në të kaluarën. “Në këtë vit për shkak të reshurave, ka pasur ujë, por edhe ndërprerje ka, por në momentin që ka ujë ka edhe shtypje gjatë viteve të kaluara kur ka pasur ujë nuk ka pasur shtypje. Katër orë deri në pesë orë në dite kemi ujë më shumë jo, kemi vendosur rezervarë dhe nuk kemi shumë probleme më ujë”, shprehet ai.
Drita Rama është banore e lagjes Tophane në Prishtinë, ajo thotë se gjatë ditës nuk kanë reduktime, por më shumë në orët e vona të mbrëmjes. “Sa i përket lagjes tonë nuk kemi probleme. Uji ndalet në ora 23:00 dhe vjen në ora 06:00 të mëngjesit, pastaj tërë ditën kemi ujë, vetëm në rast të ndonjë prishje që mund të ndodh”, shton ajo.
Në muajt e verës shumë komuna të Kosovës kishin hyrë në një fazë emergjente të furnizimit me ujë të pijes.
Për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike në liqenin e Batllavës niveli i ujit kishte rënë në mbi 12 metra, gjendje e njëjtë ishte paraqitur edhe në Liqenin e Badocit.
Nga këto dy liqene, me ujë furnizohen komuna e Prishtinës, komuna e Obiliqit dhe komuna e Podujevës.
Derisa, problem me furnizim me ujë, nuk ka komuna e Gjakovës dhe Rahovecit, të cilat furnizohen nga sistemi i Radoniqit. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës