LAJMI I FUNDIT:

Japonia vazhdon me stimuj

Japonia vazhdon me stimuj

Banka e Japonisë ka mbajtur të pandryshuar stimulin monetar masiv, por u shpreh me një ton më pak optimist për ekonominë, duke paralajmëruar për një dobësi në prodhimin e fabrikave.

Ashtu siç pritej nga analistët, Banka e Japonisë mbajti të pandryshuar bazën monetare vjetore prej 60 deri në 70 trilionë yen, ose 343 miliardë deri në 400 miliardë paund, nëpërmjet blerjes së bonove qeveritare dhe aseteve të tjera me risk. Kjo ka bërë që monedha europiane euro, të regjistrojë rënie në raport me jenin japonez, i cili përpara publikimit të vendimit gjendej në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit përballë euros.

Banka Qendrore e Japonisë ka rishikuar në rënie vlerësimin për prodhimin industrial, duke pranuar se rritja e taksës mbi shitjet në muajin Prill ka pasur një ndikim më të keq se sa pritej në ekonomi.


Taksa kombëtare mbi shitjet, që u rrit në 8 për qind nga 5 për qind që ishte më parë, ka ngadalësuar ndjeshëm ekonominë e tretë më të madhe në botë, që shënoi rënie vjetore prej 7.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Banka e Japonisë ka ndjekur një politikë monetare me stimuj agresive që nga Prilli i vitit të kaluar për të rritur inflacionin në 2 për qind për një periudhë 2-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori