LAJMI I FUNDIT:

Nga qershori çmimi i naftës ka renë për 20%

Nga qershori çmimi i naftës ka renë për 20%

Në kohën kur prodhimi i naftës po rritet, kërkesa është në rënie dhe për rrjedhojë edhe çmimet. Referuar kësaj situate, analistët mendojnë se tregu global i naftës është në prag të një ndryshimi shumë të rëndësishëm: nga një epokë e mungesës së naftës, në epokën e bollëkut.

Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 20 për qind që nga muaji qershor, pavarësisht rritjes së riskut në vendet furnizuese, si Iraku apo Siria. Shumë investitorë dhe tregtarë po marrin parasysh se 2015 do të jetë viti i “bollëkut” për shkak se prodhimi në SHBA është në nivele rekord.

Po ashtu, rënia e kërkesës ka përhapur spekulime se në takimin e muajit të ardhshëm, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, mund të ulë prodhimin për herë të parë në gjashtë vitet e fundit.


Por pavarësisht kësaj, ekspertët mendojnë se tendenca do të vazhdojë të jetë në rënie. Importi i naftës nga SHBA ka rënë me shpejtësi, ndërsa prodhimi vendas është rritur në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit.

Rritja ekonomike në Kinë dhe Europë është ngadalësuar dhe për rrjedhojë edhe kërkesa për naftë. Ajo që po ndodh në tregun e naftës paraqet ribalancimin dhe ndikimin që po jep prodhimi i madh në SHBA. Pavarësisht trazirave në Libi, Irak dhe Ukrainë, analistët mendojnë se tendenca në terma afatgjatë do të vazhdojë të jetë në rënie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori