Kompania e pijeve energjike, “Red Bull”, ka rënë dakord të paguajë 13 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi, në bazë të padisë së një grupi qytetarësh në SHBA, për shkak se slogani i saj “Red Bull ju jep krahë” është dëshmuar të jetë i rremë, raporton “Business Insider”.
Red Bull në reklamat e saj pohon se kjo pije energjike mund të përmirësojë përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit, por në padi pohohet se këto pretendime janë të rreme dhe nuk kanë mbështetje shkencore, transmeton Telegrafi.
Por, nuk dihet nëse personat që e paditën kompaninë ishin të zhgënjyer për shkak se nuk i dolën krahët, pasi që Red Bull mbështetet kryesisht në motot e tilla si “krahë” dhe “përmirësim”.
Nëse gjykata e pranon zgjidhjen e propozuar, kompania do të duhet të duhet të derdh shumën prej 6.5 milionë dollarë në një fond të veçantë brenda një jave.
Gjithashtu kjo kompani austriake klientëve të zhgënjyer që kanë blerë këtë pije energjike gjatë periudhës nga 1 janari 2002 deri më 3 tetor 2014, do të marrin si dëmshpërblim shumën prej dhjetë dollarësh apo një kupon për blerje të produkteve të saja me vlerë prej 15 dollarësh.
Ajo që duhet, siç raporton portali BuzzFeed, të plotësoni një formular deri më 2 mars të vitit 2015. Ndërsa sipas tyre, ju nuk keni nevojë që të dëshmoni se keni blerë Red Bull.
Kur ju të hapni formularin, ju mund të zgjidhni vendin e origjinës. Ne kemi vënë re megjithatë se Kosova nuk është në listë, por ekziston Jugosllavia. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës