Një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Metrologjisë së Shqipërisë (DMSH), Petrit Rama, ka vizituar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ku është pritur nga u.d. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Avni Kastrati dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë në Kosovë, Blerim Sokoli.
Delegacioni i Shqipërisë fillimisht është takuar me u.d. Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Avni Kastrati me të cilin ka shkëmbyer ide dhe forma operuese rreth funksionalizimit në fushën e akreditimit në përgjithësi. Më pas, Rama dhe Sokoli kanë nënshkruar Aneks-Marrëveshjen ndërmjet Drejtorisë së Metrologjisë të Shqipërisë (DMSH) dhe Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK).
Blerim Sokoli, drejtor i përgjithshëm i AMK-së, me këtë rast vlerësoi rëndësinë e arritjes në këtë pikë, duke pasur parasysh që në pyetje është vazhdimësia e një marrëveshjeje të arritur një vjet më parë.
“Përpos dëshirës së madhe të të dyja palëve që të kalojmë prej fjalëve në vepra, kjo le të jetë një përtëritje solemne e një marrëveshjeje të vendosur me parë”, ka thënë Sokoli, duke shtuar se marrëveshja është e realizueshme dhe se kjo le të jetë vetëm si një pikë formale e një bashkëpunimi ndërmjet të dy palëve.
Sokoli po ashtu ka theksuar se ky bashkëpunim nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, Petrit Rama, drejtor i përgjithshëm i DMSH-së, tha se me gjithë ekipin e metrologjisë shqiptare do të bëjmë punë shumë të mirë në të gjitha fushat e metrologjisë që i përket edhe Kosovës edhe Shqipërisë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Shqiptare e ka pas në qendër të vëmendjes bashkëpunimin me Kosovën qysh në vitin 2012, pavarësisht se deri në këtë kohë ajo ka ngelur në letër. Nga ekipi im besoj edhe nga ekipi juaj, t’i premtojmë njëri-tjetrit që kjo marrëveshje nuk do të ngelë në letër, por në të gjitha fushat e bashkëpunimit do të rezultojë e suksesshme”, tha Rama, duke shprehur vullnetin për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve metrologjike.
Delegacioni nga Shqipëria, më pas, ka vizituar edhe laboratorët e AMK-së në Prizren. /Telegarfi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës