LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar francez kap shumën 5.7 miliardë euro

Deficiti tregtar francez kap shumën 5.7 miliardë euro

Deficiti tregtar francez në muajin gusht u rrit në 5.7 miliardë euro nga 5.53 miliardë sa ishte në muajin korrik, për shkak të rënies të konsiderueshme së eksporteve, vlera e të cilave ishin më të ulëta në tre vitet e fundit, njoftoi dogana e Francës.

Deficiti komulativ nga janari deri në gusht të këtij viti u rrit në 40 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2013 arriti në 41.1 miliardë euro, raporton Reuters.

Në gusht importet ranë për 0.6 për qind në 41.4 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën kohë, eksportet ranë për 1.3 për qind në krahasim me korrikun, përkatësisht 35.6 miliardë euro dhe arriti nivelin më të ulët që nga shtator i vitit 2011, transmeton Telegrafi.


Raporti shton se shitja e avionëve Airbus (13) në gusht kapën shumën prej rreth 1.2 miliard euro, ndërkaq muajin e kaluar ishte rreth dy miliardë euro (25 avion).

Përveç në prodhimin e avionëve, rënie të eksporteve është regjistruar edhe në industrinë kimike dhe të naftës. Gjithashtu dhe në impiantet industriale dhe eksport të grurit. /Telegrafi/