Drejtoria e Shërbimeve Publike si gjithnjë aktive në sektorët të cilët i menaxhon, duke ofruar punë konkrete dhe intervenime të natyrave të ndryshme në shërbim të qytetarëve. Sot është bërë largimi i deponive të egra dhe kështu do të vazhdohet edhe në pjesë të tjera të qytetit, dhe në sektor të tjerë ka njoftuar drejtori Sokol Haziri i cili ishte i shoqëruar edhe nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës. Valentina Bunjaku – Rexhepi.
Me këtë rast, drejtori Haziri ka thënë se Shërbimet Publike janë tërë kohën në terren në përmirësimin e infrastrukturës për qytetarët. “Jemi sot këtu bashkë edhe me Kryesuesen e Kuvendit në eliminimin e deponisë së egër në lagjën e dytë të qytetit. Kjo deponi ka penguar banorët e zonës në aspektin ekologjik dhe në aspekte të tjera. Së shpejti kjo do të jetë një punë e kryer. Ky aktivitet dhe shumë të tjera që po punohen sot nëpër Gjilan e që menaxhohen nga drejtoria jonë, janë në kuadër të aktiviteteve të tre mujorit të fundit të këtij viti. Aktivitete të kësaj natyre pra në eliminim të deponive të egra do të ketë në të gjitha pjesët e qytetit por edhe kudo që evidentohen. Ne poashtu jemi duke vepruar edhe në sektorë të tjerë në kuadër të drejtorisë ngase nevojat janë të shumta ndërsa ne jemi të gatshëm të veprojmë në kohën më të shkurtër të mundshme dhe në formën më të mirë të mundshme, në mënyrë që qytetarët tanë ta kenë më të lehtë funksionimin në lagjen e tyre dhe kudo që lëvizin”, tha ai.
Ndërsa Bunjaku – Rexhepi ka thënë se ne jemi udhëheqës të Komunës së Gjilanit për të krijuar kushte më të mira për qytetarët tanë pa dallime kah ata jetojnë.
“Jemi të zgjedhurit e popullit dhe po punojmë me intensitet të shtuar gjithkah ku jetojnë qytetarët tanë pa dallime, sepse puna jonë është pretendimi për jetë më të lehtë të gjilanasve. Ndryshe nuk do të kishte kuptim. Do të jemi së bashku me qytetarët edhe në shumë projekte, në lagje të ndryshme të qytetit dhe në fshatra”, ka thënë ajo ndër të tjerash. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës