LAJMI I FUNDIT:

PTK ndanë 10 milionë euro dividendë

PTK ndanë 10 milionë euro dividendë

PTK ka ndarë 10 milionë euro dividendë për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Konform vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e dividendës, Bordi i Drejtorëve të PTK-së ka autorizuar transferimin e këtyre mjeteve për buxhetin e Republikës së Kosovës në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare dhe natyrisht si rrjedhojë e afarizmit solid financiar.

PTK ka një qëllim të vetëm që të përmirësojë edhe më shumë ritmet e rritjes dhe zhvillimit, në mënyrë që të ketë bilanc sa më pozitiv financiar edhe në vitin e ardhshëm, duke synuar kështu përmbushjen e objektivave të planifikuara sipas planit të biznesit dhe duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve të saj me produkte dhe oferta të reja.


Ndarja e dividendës prej 10 milionë euro, përbën një sukses tjetër në planin strategjik dhe financiar të kompanisë dhe më këtë rast performanca e PTK-së dëshmohet e qëndrueshme dhe stabile.

PTK jo vetëm që është kontribuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë me investimet që janë në implementim e sipër, është në rrugën e duhur për të qenë edhe më tutje lider në një mjedis mjaft konkurrues, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë në fushën Telekomunikacionit.

Me investimet e planifikuara dhe të realizuara deri më tash, PTK do të rrisë edhe më shumë fitimin deri në fund të këtij viti për të arritur rezultate sa më të mira afariste dhe strategjike bazuar në planin e saj të biznesit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori