Nga 544 milionë e 58 mijë euro sa janë të planifikuar për investime kapitale nga Qeveria e Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 136 milionë e 66 mijë euro, apo 25 për qind e buxhetit të planifikuar. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, ku u patën investuar 194 milionë e 78 mijë euro, i bie që në këtë vit janë realizuar 30 për qind më pak.
Për rënie të këtyre investimeve vlerësohet se ka ndikuar ngritja e pagave prej 25 për qind, e edhe mungesa e një strategjie paraprake zhvillimore nga ana e Qeverisë.
Edhe më shqetësuese, për njohësit e çështjeve ekonomike, është realizimi i investimeve në gjashtëmujorin e dytë, ku thuhet se do ketë rënie edhe më të madhe, marrë parasysh edhe kontestimin e projekteve, pasi që po vlerësohen si jolegjitime për shkak të ngërçit politik në Kosovë.
Për Berat Thaçin, ekspert i ekonomisë nga instituti GAP, është mjaftë shqetësuese, por edhe e pritshme, realizimi i pakët e investimeve kapitale, pasi që Qeveria, me miratimin buxhetit ka vendosur t`i ulë investimet kapitale prej rreth 100 milionë euro, për shkak të vendimit tjetër për rritjen e pagave.
Ai thotë se investimet kapitale janë premtim për rritje ekonomike, e që një gjë të tillë nuk e premton rritja e pagave.
“Shërbyesit civilë dhe qytetarët e Kosovës meritojnë paga më të mëdha, mirëpo këto paga duhet t’i arsyetojmë me rritje të produktivitetit të ekonomisë, apo thënë ndryshe: duhet të kemi mbulesë për rritje, jo rritje të cilat dëmtojnë zhvillimin ekonomik”, ka thënë Thaçi për KosovaPress.
Ai tha se deri më tani investime ka pasur më së shumti në ndërtimin e autostradave të cilat, sipas tij, nuk kanë treguar ndonjë sukses në përshpejtimin e rritjes ekonomike.
“Nëse mendojmë se duke investuar në autostrada, atëherë do të zhvillohemi, kjo është një qasje e gabueshme ose të paktën është provuar si e tillë”, ka shtuar ai.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, tha se në një vend ku nuk ka investime kapitale e private, kjo nënkupton se në atë vend do të ketë krizë ekonomike. Ai tha se kaosi ekonomik ka kohë që është prezent, përderisa investime shtetërore ka më pak, punësime më pak e edhe investime nga diaspora dhe investitorët e huaj ka dukshëm më pak. Kjo, sipas tij, duhet të prek ndërgjegjen e liderëve institucional dhe opozitar.
“Kosovës i mungon kjo strategji dhe përderisa ne nuk dimë se çfarë duam, ne nuk dimë as çfarë kërkojmë, e çfarë investojmë”, ka thënë Shahini.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi nga STRAS, thotë se edhe deri në fund të vitit nuk ka gjasa të arrihet kuota e planifikuar për sivjet, për shkak edhe të dështimeve të projekteve të mëdha që janë planifikuar.
Se mungesa e investimeve kapitale ndikon në sektorin privat, një gjë të tillë e ka pohuar edhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ai tha se rritja e pagave ka ndikuar në rënie të investimeve kapitale. Sipas tij, akoma më shqetësues është gjashtëmujori i dytë i vitit, kur pretendohet të ketë realizime më të mëdha kapitale, e që fatkeqësisht është e kundërta. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë