LAJMI I FUNDIT:

Rruga Bardhaniq-Dashinoc do të lidh më shpejt Gjakovën me Deçanin

Rruga Bardhaniq-Dashinoc do të lidh më shpejt Gjakovën me Deçanin

Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Bardhaniq-Dashinoc. Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e falënderuan banorët e fshatit Bardhaniq, për angazhimin e saj të vazhdueshëm në lidhje me realizimin e këtij projekti.

Siç njofton Komuna e Gjakovës, projekti bashkëfinancohet nga Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Infrastrukturës.

Asfaltimi i këtij aksi rrugor do mundësojë qarkullimin më të lehtë dhe lidhjen më të shpejtë me Komunën e Deçanit.


Projekti kushton 5.7 milionë euro, ndërsa rruga është e gjatë 6.7 kilometra.

Punimet pritet të kryhen brenda këtij viti. /Telegrafi/